Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INXHINIERÍ,~A f. 1. Fushë e veprimtarisë ekonomike ku punojnë inxhinierët; degë studimi për këtë fushë; specialiteti i inxhinierit, puna e inxhinierit. Inxhinieri pyjore (elektrike, mekanike). Inxhinieri ndërtimi (tekstili). Dega e inxhinierisë. Fakulteti i inxhinierisë. Mëson për inxhinieri.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa inxhinieri: Inxhinieria pyjore inxhinieria që merret me planifikimin, me menaxhimin, me shfrytëzimin e qëndrueshëm, me mbrojtjen e pyjeve dhe të ekosistemeve pyjore për qëllime ekologjike, ekonomike dhe mjedisore. Inxhinieri mekanike inxhinieria që merret me projektimin, me zhvillimin, me prodhimin dhe me mirëmbajtjen e sistemeve mekanike. Inxhinieria kimike inxhinieria që merret me projektimin, me zhvillimin dhe me optimizimin e proceseve për prodhimin, për transformimin dhe për përdorimin e substancave kimike, materiale dhe të energjisë. Inxhinieria elektrike inxhinieria që merret studimin, me projektimin, me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe pajisjeve që përdorin energjinë elektrike, elektronike dhe me elektromagnetizmin. Inxhinieria elektronike inxhinieria që merret me projektimin, me zhvillimin dhe me mirëmbajtjen e qarqeve, të pajisjeve dhe të sistemeve elektronike që përdorin sinjale elektrike për përpunim informacioni. Inxhinieria mekanike inxhinieria që merret me studimin, me projektimin, me ndërtimin dhe me mirëmbajtjen e sistemeve mekanike. Inxhinieria e metalurgjisë inxhinieria që merret me studimin, me nxjerrjen, me përpunimin dhe me përdorimin e metaleve dhe të lidhjeve metalike. Inxhinieria e gjeomjedisit inxhinieria që merret me studimin dhe me zbatimin e parimeve inxhinierike për të mbrojtur dhe për të menaxhuar mjedisin natyror. Inxhinieria topografike inxhinieria që merret me studimin, me matjen dhe me përshkrimin e sipërfaqes së tokës për qëllime ndërtimore, infrastrukturore dhe planifikimi. Inxhinieria gjeodezike inxhinieria që merret me matjen, me analizimin dhe me interpretimin e formës dhe të përmasave të Tokës, si dhe me përcaktimin e pozicioneve të sakta në sipërfaqen e saj. Inxhinieria e naftës inxhinieria që merret me kërkimin, me nxjerrjen dhe me prodhimin e burimeve të naftës dhe gazit. Inxhinieria e ndërtimit inxhinieria që merret me projektimin, me ndërtimin, dhe me mirëmbajtjen e mjedisit natyror dhe të ndërtuar, përfshirë vepra si urat, rrugët, kanalet, digat dhe ndërtesat. Inxhinieria kompjuterike inxhinieria që merret me kompjuterat. Inxhinieria informatike inxhinieria që merret me studimin dhe zhvillimin e metodave për prodhimin, për disenjimin e pajisjeve kompjuterike. Inxhinieria fizike inxhinieria që merret me aplikimin e parimeve të fizikës në disenjimin, në zhvillimin dhe në optimizimin e sistemeve dhe të teknologjive të ndryshme. Inxhinieria matematike inxhinieria që merret me përdorimin e metodave dhe të modeleve matematike për zgjidhjen e problemeve teknike dhe inxhinierike, për zhvillimin e simulimeve, për analizën dhe për optimizimin e sistemeve komplekse në mënyrë efektive dhe të saktë. Inxhinieria e drurit inxhinieria që merret me përdorimin e njohurive inxhinierike dhe teknologjike për përpunimin, për përdorimin dhe për menaxhimin e drurit si material ndërtimi dhe si produkt industrial. Inxhinieria gjeologjike inxhinieria që merret me studimin dhe me zbatimin e njohurive të gjeologjisë për analizimin, për projektimin dhe për menaxhimin e ndërtimeve dhe të infrastrukturës mbi dhe nën tokë, duke marrë parasysh kushtet dhe rreziqet gjeologjike si dhe karakteristikat e tokës dhe të shkëmbinjve.
INXHINIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist me arsim të lartë, që bën planet e ndjek zbatimin e tyre në ndërtime të ndryshme ose që punon a drejton prodhimin në një fushë të teknikës, të industrisë a të mbrojtjes. Inxhinier gjeolog (mekanik, elektrik). Inxhinier ndërtimi (zbatimi, shfrytëzimi). Inxhinier pyjesh. Inxhinieri i uzinës (i fabrikës). Inxhinier për ndërtimin e makinave (për nxjerrjen e naftës). Bëhem (dal) inxhinier.
INXHINIERÍK,~E mb. Që ka të bëjë me inxhinierinë, i inxhinierisë. Projekt inxhinierik.
Shfaq përkufizimin e plotë →INXHINIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist me arsim të lartë, që bën planet e ndjek zbatimin e tyre në ndërtime të ndryshme ose që punon a drejton prodhimin në një fushë të teknikës, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →INXHINIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste me arsim të lartë, që bën planet e ndjek zbatimin e tyre në ndërtime të ndryshme ose që punon a drejton prodhimin në një fushë të teknikë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë