Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INVESTIGÚES,~E mb. Që kërkon të gjejë a të zbulojë diçka; që vëzhgon; që gjurmon. Veprimtari investiguese.
INVESTIGÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që kërkon të gjejë a të zbulojë diçka; ai që vëzhgon; ai që gjurmon. Roli (funksioni) i investiguesit. Investiguesit nuk gjetën prova për zjarrvënie. Ekip investiguesish të huaj.
INVESTIGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur investigoj ose kur investigohem. Investigim i policisë. Investigim i profilit financiar.
Shfaq përkufizimin e plotë →INVESTIG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kërkoj të gjej a të zbuloj diçka; vëzhgoj; gjurmoj, hetoj. Investigoj vendin (rrugët). E investigoi mirë. ✱Sin.: hetoj, gjurmoj, vëzhgoj, zbuloj, …
Shfaq përkufizimin e plotë →INVESTIGÚAR (i, e) mb. I hetuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →INVESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ek. 1. Veprimi kur investoj ose kur investohet. Investimi i kapitalit (i fondeve, i shumave të mëdha). Investim për industrinë (për mbrojtjen). Fond inve…
Shfaq përkufizimin e plotë →INVESTITÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që investon në një degë të ekonomisë. Investitor publik (privat).
Shfaq përkufizimin e plotë →►INVEST/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e INVESTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →INVEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë një shumë parash a një kapital në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj. për ta përdorur për ndërtime të ndryshme, për zhvillimin e ekonomisë…
Shfaq përkufizimin e plotë →INVESTÚES,~E mb., ek. Që përdoret për të investuar në një degë të ekonomisë. Mjetet investuese. Pala investuese. Subjekti investues. Projekt investues.
Shfaq përkufizimin e plotë →INVESTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që investon diku. Investues privat. Investues i huaj.
Shfaq përkufizimin e plotë →INVESTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që investon diku. Investuese projektesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë