Fjalori
INTUITË

INTUÍT/Ë,~A f. Aftësia e njeriut për ta njohur e për ta kuptuar realitetin drejtpërdrejt e pa ndërmjetësinë e arsyetimit, në bazë të përvojës e të dijeve të grumbulluara që më parë; aftësi për ta kapur diçka menjëherë e drejt, për ta nuhatur shpejt e me mprehtësibazë të përvojës së fituar. Intuitë e mprehtë (e hollë, e thellë). Intuitë politike. Intuita e nënës. Intuitë artisti (shkrimtari). Njeri me intuitë. Në bazë të intuitës. Gjej (kuptoj, kap, vlerësoj) me intuitë.
Sin.: parandjenjë, perceptim.


Rezultate të ngjashme

INTUITÍV,~E mb., libr. Që ka intuitë a nuhatje të mprehtë. Mendje intuitive.Sin.: parashikues, nuhatës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

INTUITIVÍSHT ndajf. Me intuitë; me nuhatje. Veproj intuitivisht.Sin.: instinktivisht, natyrshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

INTUITIVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ndjekës i intuitivizmit. Intuitivistët e fundit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

INTUITIVÍZ/ËM, ~MI m., filoz. Doktrinë filozofike sipas së cilës ideja e së drejtës dhe e të gabuarës janë intuitive. I përket doktrinës së intuitivizmit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.