Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INTERPRET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Shpjegoj a shkoqit diçka të errët e të vështirë për të tjerët; e paraqit a e sqaroj diçka ashtu si e kuptoj ose si e mendoj unë. Interpreton një çështje (një dukuri, një ligj, një vendim). Interpreton faktet. Interpretoj një mbishkrim. E interpretoi drejt (keq). E interpreton ndryshe.
2. Jap mendimet, ndjenjat, dëshirat a kërkesat e një tjetri; flas në emër të një tjetri, duke u bërë zëdhënës i tij. Interpretoj dëshirat (vullnetin) e një tjetri.
3. Luaj një rol në një dramë ose luaj një pjesë muzikore; këndoj një këngë a luaj një valle në një shfaqje. Interpreton rolin e punëtorit. Interpreton bukur. E interpretoi me mjeshtëri të rrallë (në mënyrë origjinale).
✱Sin.: shpjegoj, luaj, ekzekutoj, këndoj.
INTERPELÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT pol. 1. Procedurë zyrtare parlamentare përmes së cilës anëtarët e parlamentit kërkojnë që qeveria të shpjegojë, të sqarojë ose të justifikojë politi…
Shfaq përkufizimin e plotë →INTERPELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur interpeloj ose kur interpelohet. 2. Rrjedhimi kur interpeloj ose kur interpelohet. Interpelim në seancën parlamentare.
Shfaq përkufizimin e plotë →►INTERPEL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e INTERPELÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTERPEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I bëj interpelancë qeverisë. 2. jokal. Jap shpjegime në kuvend pas kërkesës nga një grup deputetësh. Interpeloj në seancën parlamentare.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTERPELÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që interpelon a bën interpelancë. Interpelues në kuvend.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTERPELÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që interpelon a bën interpelancë. Interpeluese e çështjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTERPRETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur interpretoj ose kur interpretohet diçka. Interpretimi i fakteve (i ligjeve). Interpretimi i një mbishkrimi (i një veprimi, i një …
Shfaq përkufizimin e plotë →►INTERPRET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e INTERPRETÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTERPRET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Shpjegoj a shkoqit diçka të errët e të vështirë për të tjerët; e paraqit a e sqaroj diçka ashtu si e kuptoj ose si e mendoj unë. Interp…
Shfaq përkufizimin e plotë →INTERPRETÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që interpreton diçka. Interpretues zyrtar. Interpretues i vendimeve (i ligjeve). Interpretuesit e roleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë