Fjalori
INTELIGJENT

INTELIGJÉNT,~E mb. 1. Që i kupton gjërat mirë dhe shpejt, që ka kapacitet të lartë mendor, që ka nivel të lartë të inteligjencës; i mprehtë nga mendja. Nxënës (student) inteligjent.

2. Që tregon gjykim dhe arsyetim të shëndoshë, që tregon inteligjencë; i zgjuar. Veprim inteligjent. Zgjidhje inteligjente.

3. Që ka aftësinë për të arsyetuar dhe për të kuptuar, që ka inteligjencë. Një numër shkencëtarësh besojnë se ka qenie inteligjente në planetë të tjerë.

4. inf. Që është i pajisur me mikroprocesor dhe ka aftësi të madhe përpunuese (për pajisje elektronike). Telefon inteligjent. Semaforë inteligjentë.

5. Pjesë e dytë në emërtime të pathjeshta. Shërbim inteligjent shërbim sekret qeveritar që mbledh analizon dhe shfrytëzon informacion në mbështetje të sigurisë kombëtare, të ligjit, të ushtrisë, të sigurisë publike dhe të objektivave të politikës së jashtme.


Rezultate të ngjashme

INTELIGJÉNCI/E,~A f. 1. Shtresë shoqërore që përbëhet nga intelektualët. Inteligjencia përparimtare.2. përmb. Intelektualët e një vendi. Inteligjencia e re (e vjetër).

Shfaq përkufizimin e plotë →

INTELIGJÉNC/Ë,~A f. 1. Aftësi për të marrë njohuri, për të kuptuar, për të analizuar, për të menduar e për të vepruar në mënyrë logjike. Njerëz me inteligjencë të lartë (të ulët).2…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.