Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INTEGR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Lidh pjesët ose anët e diçkaje në një të tërë, përfshij diçka në një të tërë si pjesë përbërëse e të pandarë të saj; bashkoj a shkrij në një njësi të vetme; kund. çintegroj.
2. E bashkoj, e përfshij, e fut, e bëj dikë pjesë të një grupi shoqëror, të një organizate, etj. Integroj në shoqëri. E integruan në organizatë.
✱Sin.: bashkoj, përfshij.
INTEGRÁL,~I m. sh. ~E, ~ET mat. Madhësi tërësore, e vështruar si shumë e pjesëve të veta pambarimisht të vogla. Integrali i caktuar i një funksioni. Integrali i pacaktuar i një fun…
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRALÍSHT ndajf. Tërësisht. Duhet parë integralisht. I miratuan integralisht vendimet.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRALÍST,~E mb. Që ndjek integralizmin. Ideologji integraliste. Lëvizje integraliste.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ndjekës i integralizmit. Integralist i pasionuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRALÍZ/ËM,~I m. Ideologji, lëvizje artistike. Intelektualë të integralizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur integroj ose kur integrohem. 2. Rrjedhimi kur integroj ose kur integrohem Integrim paqësor. Integrim ekonomik (politik, ushtarak). R…
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRITÉT,~I m., libr. Të qenët një i tërë dhe i paprekshëm; tërësi tokësore, që përbën një njësi të vetme, të pandarë e të paprekshme. Integriteti tokësor.✱Sin.: tërësi, papreksh…
Shfaq përkufizimin e plotë →►INTEGR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv., vet. v. III Lidhet ngushtë me të tërën, përfshihet në një të tërë si pjesë përbërëse, e pandarë e saj; bashkohet a shkrihet në n…
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRÚAR (i, e) mb., libr. I përfshirë në një të tërë; i bashkuar a shkrirë me diçka për të formuar një të tërë. Pjesë e integruar. ✱Sin.: i përfshirë, i bashkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →INTEGRÚES,~E mb. Që integron; përfshirës. Proces integrues. Faktor integrues. ✱Sin.: bashkues, përfshirës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë