Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INSTAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Vendos pajisjet teknike, aparatet, mjetet, makineritë etj. aty ku ato duhet të punojnë; pajis me vegla, me aparate a me mjetet e nevojshme një fabrikë, një uzinë, një laborator etj. Instaloj radion (aparatin, motorin, makineritë). Instaloj rrjetin elektrik (pajisjet hidraulike) në një ndërtesë.
✱Sin.: vendos, pajis.
INSTALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur instaloj diçka ose kur instalohem diku. Instalimi i motorit (i makinerisë). Instalimi i elektrikut (i ujit). Bëj instalimin. 2. Vegë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►INSTAL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Gjej vend diku për të banuar a për të punuar dhe vendosem atje; zë vend, ngulem diku përgjithmonë ose për një kohë të gjatë. 2. p…
Shfaq përkufizimin e plotë →INSTAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Vendos pajisjet teknike, aparatet, mjetet, makineritë etj. aty ku ato duhet të punojnë; pajis me vegla, me aparate a me mjetet e nevojshme nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →INSTALÚES,~E mb., tek. Që udhëzon për instalimin e pajisjeve, të makinerive etj. Duhet lexuar me kujdes manuali instalues.
Shfaq përkufizimin e plotë →INSTALÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Ai që bën instalimin e një pajisjeje, të një makinerie, të një programi etj. Punësoi një (disa) instalues. Instalues i kualifikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →INSTALÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. Ajo që bën instalimin e një pajisjeje, të një makinerie, të një programi etj. Instaluese e programit të ri.
Shfaq përkufizimin e plotë →INSTALÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të instalohet. Rrjet i instalueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë