Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INSPEKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shoh në vend punën e veprimtarinë e një njeriu, të një grupi njerëzish, të një institucioni, të një ndërmarrjeje etj., nxjerr përfundimet, zbuloj dobësitë e të metat, jap udhëzimet e duhura etj.; kontrolloj si është gjendja, si vete puna, si zbatohen rregullat në një ndërmarrje, në një shkollë, në një zyrë etj. Inspektoj shkollat. Inspektoj punimet (ndërtimet).
✱Sin.: kontrolloj, shikoj, shoh, auditoj, mbikëqyr, vëzhgues.
INSPEKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur inspektoj ose kur inspektohet. Inspektim shtetëror. Inspektime mujore (vjetore). Organet e inspektimit. Grup inspektimi. Bëj një inspektim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →►INSPEKT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e INSPEKTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →INSPEKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është ngarkuar zyrtarisht të inspektojë punën e veprimtarinë e një njeriu, të një grupi njerëzish, të një shkolle, të një institucioni etj. Inspek…
Shfaq përkufizimin e plotë →INSPEKTORÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Organ shtetëror i ngarkuar të shohë punën e ndërmarrjeve a të institucioneve të caktuara, organ që kontrollon, që jep udhëzime për diçka a që merre…
Shfaq përkufizimin e plotë →INSPEKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është ngarkuar zyrtarisht të inspektojë punën e veprimtarinë e një njeriu, të një grupi njerëzish, të një shkolle, të një institucioni etj. In…
Shfaq përkufizimin e plotë →INSPEKTORÍ,~A f. 1. Inspektim; puna e detyra e një inspektori. 2. Inspektorat, audit. Inspektoria e arsimit (e kontrollit). Kontrolli i inspektorisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →INSPEKTÚAR (i, e) mb. Që është kontrolluar e që është shqyrtuar puna a veprimtaria e një njeriu, e një grupi njerëzish, e një institucioni, e një ndërmarrjeje etj. Objekt i inspekt…
Shfaq përkufizimin e plotë →INSPEKTÚES,~E mb. Që inspekton punën a veprimtarinë e dikujt; kontrollues. Grupi inspektues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë