Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INKRIMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi kur inkriminoj ose kur inkriminohet dikush.
2. Akuzim a fajësim i dikujt për shkelje të ligjit. Akuzat për inkriminim. Të dhëna të plota për përfshirje në inkriminim.
✱Sin.: fajësim, akuzë.
►INKRIMIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e INKRIMINÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →INKRIMIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Akuzoj a fajësoj dikë për shkelje të ligjit. Inkriminoj në vrasje. ✱Sin.: akuzoj, fajësoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →INKRIMINÚAR (i, e) mb. I akuzuar a fajësuar për shkelje të ligjit. Person i inkriminuar. ✱Sin.: i fajësuar, i akuzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →INKRIMINÚES,~E mb. Që inkriminon. Deklarim inkriminues. ✱Sin.: akuzues, fajësues.
Shfaq përkufizimin e plotë →INKRIMINÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të inkriminohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë