Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INJEKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. mjek. Shtie me gjilpërë nën lëkurë, në muskul a në enët e gjakut një bar të lëngshëm, gjak etj. për mjekim a për qëllime të tjera, bëj një gjilpërë.
2. spec. Shtie brenda një sendi një lëng, një gaz a një lëndë tjetër, zakonisht nëpërmjet një gypi e me forcë; e mbush diçka me një lëndë tjetër gjatë ndërtimit, përpunimit a prodhimit të saj. Injektuan ujë (gaz, hollues, naftë të lehtë, çimento).
INJEKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur injektoj ose kur injektohet. Injektim i drejtpërdrejtë. Përpunim me injektim.2. Shtënia e një lëngu, e një gazi a një lënde tjetër brenda …
Shfaq përkufizimin e plotë →►INJEKT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e INJEKTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →INJEKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mek. Pajisje që injekton karburantin në dhomën e djegies te motori me djegie të brendshme. Injektor i lëvizshëm. Injektor i karburantit.
Shfaq përkufizimin e plotë →INJEKTÚAR (i, e) mb. Që i është shtënë me gjilpërë nën lëkurë, në muskul a në enët e gjakut një bar i lëngshëm, gjak etj. për mjekim a për qëllime të tjera. Substancë e injektuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë