Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INDUSTRIALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që ka krijuar shumë degë të industrisë, që e ka të zhvilluar industrinë; industrial. Vende (shtete) të industrializuara.
2. Që ka zëvendësuar në procesin e prodhimit punën e dorës me punën e makinave, i mekanizuar; që prodhohet me teknologjinë e me metodat e industrisë.
✱Sin.: industrial, i mekanizuar.
INDUSTRIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Krijoj a zhvilloj më tej industrinë në një vend, në një krahinë, në një zonë etj.
2. Zëvendësoj në procesin e prodhimit punën e dorës me punën e makinave, mekanizoj; fut në prodhimin e diçkaje mjetet e mekanizuara dhe zbatoj teknologjinë e metodat që janë karakteristike për industrinë. Industrializoj prodhimin. Industrializoj ndërtimet.
✱Sin.: zhvilloj, modernizoj, mekanizoj, fabrikoj.
INDUSTRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Degë e ekonomisë që merret me nxjerrjen e pasurive nëntokësore, me shfrytëzimin e burimeve të ndryshme energjetike, me përpunimin e lëndëve të para dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUSTRIÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me industrinë ose me prodhimet e saj, që i përket industrisë, i industrisë; që përdoret në industri, që shërben si lëndë e parë në industri ose q…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUSTRIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pronar i një ndërmarrjeje të madhe ose i disa ndërmarrjeve industriale; ai që zotëron fabrika, uzina etj. Industrialistët e mëdhenj (e pasur). Bashk…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUSTRIALIZÍM,~I m. Veprimi kur industrializoj ose kur industrializohet diçka. Industrializimi i vendit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►INDUSTRIALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e INDUSTRIALIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUSTRIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Krijoj a zhvilloj më tej industrinë në një vend, në një krahinë, në një zonë etj. 2. Zëvendësoj në procesin e prodhimit punën e dorës me pu…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUSTRIALO-BUJQËSÓR,~E mb. Që ka të bëjë me industrinë dhe bujqësinë; i industrisë dhe bujqësisë. Vend industrialo-bujqësor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë