Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INDUKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. logj., jokal. Nxjerr një përfundim logjik duke u nisur nga e veçanta ose e pjesshmja për të arritur tek e përgjithshmja; kaloj nga tezat e veçanta në tezat e përgjithshme; kund. deduktoj.
2. elektr., kal., vet. v. III Prodhon rrymë elektrike me anë të induksionit (aparati, elektromotori etj.). Indukton rryma të ndryshme.
INDUKTÍM,~I m., spec. 1. Veprimi kur induktoj ose kur induktohet. 2. Rrjedhimi kur induktoj ose kur induktohet Induktim nervor. Induktimi i rrymës. Induktimi i forcës elektromotore…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUKTÍV,~E mb. 1. logj. Që ka të bëjë me induksionin si mënyrë arsyetimi; që bazohet tek induksioni a që nxirret me anë të induksionit; kund. deduktiv. Arsyetim induktiv. Logjikë …
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUKTIVITÉT,~I m., fiz. Veti e qarkut elektrik për të krijuar një forcë elektromotore me anë të ndryshimit të rrymës. Induktivitet i lartë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►INDUKT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e INDUKTÓJ. Induktohet rrymë.
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. logj., jokal. Nxjerr një përfundim logjik duke u nisur nga e veçanta ose e pjesshmja për të arritur tek e përgjithshmja; kaloj nga tezat e veçanta në …
Shfaq përkufizimin e plotë →INDUKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT elekt. Pajisje elektrike që vepron me anë të induksionit. Filtri i induktorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë