Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INDIVIDUALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Veçoj një individ nga të tjerët në bazë të karakteristikave që ka; e bëj për çdo send ose për secilin më vete.
2. art. E dalloj një personazh a një mjedis nga të tjerët nëpërmjet veçorive dhe karakteristikave që i ka vetëm ai, e karakterizoj mirë si individ ose si diçka të veçantë. Individualizoj një personazh (një figurë artistike). E individualizon me anë të gjuhës.
✱Sin.: karakterizoj, veçoj, dalloj.
INDIVÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Një njeri më vete, çdo njeri i vështruar veçan midis njerëzve të tjerë, si pjesëtar i veçantë i shoqërisë, i grupit shoqëror ku bën pjesë etj. Individi…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUÁL,~E mb. 1. Që është karakteristik për një njeri të vetëm, që e dallon një njeri nga të tjerët, që është vetëm për atë; Që ka të bëjë vetëm me një njeri, i veçantë për sec…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUÁL/E,~JA f. Vetjake.
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUALÍSHT ndajf. Si individ; veç e veç. Vendim i marrë individualisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me individualizmin, që i përket individualizmit, që mbështetet në individualizëm; që karakterizohet nga individualizmi; që është karakteristik pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vë interesat e veta mbi ato të shoqërisë, ai që sheh vetëm a më shumë se çdo gjë interesin vetjak, ai që shfaq individualizëm në punë, në sjel…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vë interesat e veta mbi ato të shoqërisë, ajo që sheh vetëm a më shumë se çdo gjë interesin vetjak, ajo që shfaq individualizëm në punë, n…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUALITÉT,~I m. 1. Tërësia e veçorive karakteristike dhe e tipareve të veçanta që shquajnë një individ nga një tjetër; njeriu si bartës i tipareve të veçanta dhe si individ që…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUALIZÍM,~I m., libr. Veprimi kur individualizoj. Individualizim i personazheve (i figurave).✱Sin.: karakterizim, veçim.
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIVIDUALÍZ/ËM,~MI m. Parim që vë në qendër të shoqërisë individin; përparësia e interesave vetjakë ndaj interesave të shoqërisë. Prirje të individualizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë