Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INDIGJÉN,~E mb., libr. 1. Që ka lindur e ka jetuar qysh në fillim po në një vend, anas, rrënjës, vendës, jo i ardhur (zakonisht për popujt ose për fiset e vendeve koloniale a të vendeve të largëta); kund. i ardhur. Banor indigjen. Popullsi indigjene.
2. Që ka të bëjë me vendet e largëta e të kolonizuara ose me popujt a me fiset e këtyre vendeve; që është krijuar nga popujt a nga fiset e këtyre vendeve. Gjuhë (kulturë) indigjene.
3. Që është i vendit, që ka lindur ose që është krijuar aty ku ndodhet. Bimë (florë, faunë) indigjene.
✱Sin.: vendës, anas, rrënjës.
INDIGJÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET libr. Pjesëtare e popullsisë rrënjëse të një vendi (zakonisht e një popullsie të një kolonie ose të një vendi të largët), anase, rrënjëse, vendëse; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë