Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INDIFERENTÍZ/ËM,~MI m., libr. Të qenët indiferent; qëndrim a sjellje prej indiferenti, moskokëçarje, mosinteresim për punën dhe për jetën e të tjerëve, për problemet shoqërore etj. Shfaqje të indiferentizmit. Sillet me indiferentizëm. Bie në indiferentizëm.
✱Sin.: mospërfillje, shkujdesje, moskokëçarje.
INDIFERÉNC/Ë,~A f., libr. Moskokëçarje e mosinteresim për punën, për jetën, për çështjet shoqërore etj., mospërfillje e mungesë shqetësimi sidomos për gjëra që s‘janë vetjake; të q…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIFERÉNT,~E mb., libr. Që rri mënjanë e nuk bëhet merak për çështjet që shqetësojnë shoqërinë a të tjerët; që sheh vetëm punën e jetën e vet dhe nuk shqetësohet për asgjë kur nuk…
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIFERÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk shqetësohet për asgjë; që s’i bën përshtypje asgjë. Qëndrim (sjellje) prej indiferenti.✱Sin.: mospërfillës, i shkujdesur.
Shfaq përkufizimin e plotë →INDIFERÉNT/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk shqetësohet për asgjë; që s’i bën përshtypje asgjë. Sjellje prej indiferenteje. ✱Sin.: mospërfillëse, e shkujdesur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë