Fjalori
INDIAN

INDIÁN,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Indinë ose me indianët, që është karakteristik për Indinë ose për indianët, i Indisë ose i indianëve; që është krijuar nga indianët. Populli indian. Gjuha indiane. Letërsia indiane.
2. Që ka të bëjë me indianët e Amerikës, që është karakteristik për indianët e Amerikës, i indianëve të Amerikës; që është krijuar nga indianët e Amerikës. Fiset indiane. Gjuhët indiane. Valle (këngë) indiane. Kultura indiane.

INDIAN

INDIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Indisë ose ai që e ka prejardhjen nga India; qytetar i Indisë. Indianët e vjetër.
2. Pjesëtar i njërit prej fiseve ose prej popujve vendës shumëvjetër të Amerikës, që sot jetojnëdisa visekëtij kontinenti vetëmpakicavogla, pasi janë ndjekur e janë shfarosur nga kolonizatorët e bardhë. Indianët e Amerikës. Kultura e indianëve. Gjuhët (zakonet) e indianëve.


Rezultate të ngjashme

INDIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Indisë ose ajo që e ka prejardhjen nga India; qytetare e Indisë. Vajzë indiane.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.