Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
INAUGURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur inauguroj ose kur inaugurohet diçka. Inaugurimi i muzeut. Inaugurimi i një përmendoreje të re. Dita e inaugurimit. Preu shiritin e inaugurimit. U bë inaugurimi.
2. Rrjedhimi kur inauguroj ose kur inaugurohet diçka.
✱Sin.: përurim, kremtim.
INAUGURÁL,~E mb. Që ka të bëjë me inaugurimin; përurues. Këngë inaugurale.
Shfaq përkufizimin e plotë →►INAUGUR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e INAUGURÓJ. U inaugurua një shkollë (një muze). U inaugurua hekurudha (rruga) e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →INAUGUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj një ceremoni zyrtare kur fillon të ndërtohet ose kur përfundon së ndërtuari një vepër industriale, një rrugë etj., kur fillon veprimtarinë një …
Shfaq përkufizimin e plotë →INAUGURÚAR (i, e) mb. Që është inauguruar; i përuruar. Teatër i inauguruar rishtazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →INAUGURÚES,~E mb. Që inauguron, përurues. Takim inaugurues.
Shfaq përkufizimin e plotë →INAUGURÚES,~I m. sh. ~, ~IT Përurues. Inaugurues i veprave të artit. Inauguruesit e bibliotekës së re të qytetit. ✱Sin.: përurues, kremtues.
Shfaq përkufizimin e plotë →INAUGURÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përuruese. Inauguruesja e teatrit të ri. ✱Sin.: përuruese, kremtuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë