Fjalori
IMPROVIZIM

IMPROVIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur improvizoj ose kur improvizohet. Arti i improvizimit. Aftësi (prirje) improvizimi.
2. Krijim artistik (vjershë, këngë, valle etj.), që sajohet aty për aty; diçkakrijohet menjëherë, flakë për flakë dhe pa ndonjë përgatitje paraprake. Improvizim i bukur (i rrallë). Një improvizim i valltarit (i fyelltarit, i këngëtarit).


Rezultate të ngjashme

►IMPROVIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e IMPROVIZÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IMPROVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E krijoj diçka aty për aty, pa qenë i përgatitur që më parë (kryesisht për një vjershë, për një këngë, për një fjalim etj.). Improvizoj …

Shfaq përkufizimin e plotë →

IMPROVIZÚAR (i, e) mb. Që është krijuar aty për aty, në çast, që është krijuar pa qenë i përgatitur më parë. Në mënyrë të improvizuar. Fjalim i improvizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IMPROVIZÚES,~E mb. I aftë për të improvizuar, për të sajuar aty për aty, në çast. Takim (fjalim) improvizues. Sin.: sajues, krijues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IMPROVIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që improvizon. Improvizues i zoti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IMPROVIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që improvizon. Improvizuese me përvojë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IMPROVIZUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i improvizueshëm; vetia e diçkaje që është e improvizueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IMPROVIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të improvizohet. Ngjarje e improvizueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.