Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IMPLIKÍM m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur implikoj ose kur implikohem në diçka.2. Përzierje a përfshirje në një çështje. Implikim shoqëror (ligjor, logjik, negativ, personal).
Shfaq përkufizimin e plotë →IMPLIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E përziej a përfshij dikë në një çështje. E implikoj në ngjarje.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMPLIKÚAR (i, e) mb., libr. Që është i përzier a i përfshirë në një çështje. I implikuar në skemën e mashtrimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMPLIKÚES,~E mb., libr. 1. Që implikon; që përzien a përfshin dikë në diçka. Qëndrim implikues. I dha karakter implikues heshtjes.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Do t…
Shfaq përkufizimin e plotë →IMPLIKUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i implikueshëm; vetia e diçkaje që është e implikueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMPLIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të implikohet në diçka. Lidhje të implikueshme seksuale.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMPLIKÚESH/ËM ndajf., libr. Në mënyrë të implikueshme, duke u implikuar. Implikueshëm me këto lëvizje u bënë hamendësime të ndryshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë