Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IMORÁL,~E mb. 1. Që sillet a vepron në kundërshtim me kërkesat e moralit, i pamoral, i pandershëm; kund. moral. Burrë (djalë, njeri) imoral. Grua imorale.
2. Që shkel kërkesat e moralit, që është në kundërshtim me moralin, që dëmton e prish moralin. Vepër (shfaqje) imorale. Sjellje imorale.
✱Sin.: i përdalë, i pamoralshëm, i degjeneruar.
IMORALITÉT,~I m. 1. Të qenët imoral; pandershmëri. Imoraliteti i shoqërisë.2. edhe sh. ~E, ~ET Vepër a sjellje imorale, punë e pandershme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë