Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IMIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Bëj diçka pikë për pikë si e bën ose si e ka bërë një tjetër, riprodhoj në mënyrë të përpiktë a shumë të ngjashme lëvizjet, sjelljen, veprimet etj. të një tjetri; shkërbej. Imiton prindërit (mësuesin, shokun). Imitoj zërin e bilbilit. Imiton si majmun.
2. E bëj një gjë njëlloj me diçka tjetër që e kam marrë si gjedhe, bëj një send që nuk dallohet fare nga një send i vërtetë, kopjoj origjinalin; krijoj një vepër letrare, artistike etj. duke pasur si model veprën e një krijuesi tjetër. Imitoj gurët e çmuar (mermerin, lëkurën, drurin). Imiton Naimin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë