Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IMAGJINÚAR (i, e) mb. I përfytyruar; i marrë me mend. Ngjarje e imagjinuar.
✱Sin.: i fytyruar, i përfytyruar, imagjinar.
IMAGJINÁR,~E mb. Që nuk është i vërtetë e real, që vetëm merret me mend, që është pjellë e mendjes; që përfytyrohet a që mendohet si i vërtetë; që duket ose që bëhet sikur të ishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJINARËSÍ,~A f., libr. 1. Të qenët imagjinar. 2. Aftësi përfytyruese. Imagjinarësi mbresëlënëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJINÁT/Ë,~A f., psikol., libr. 1. Aftësia e njeriut për të krijuar e për të ndërtuar në vetëdijen e vet figura ose ide të reja, duke lidhur, duke ndryshuar ose duke shndërruar p…
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJINÍM,~I m. 1. Veprimi kur imagjinoj ose kur imagjinohet diçka. Imagjinim i situatës. 2. Përfytyrim, ëndërrim. ✱Sin.: fantazim, përfytyrim, ëndërrim, trillim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►IMAGJIN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Përfytyrohet, merret me mend, mendohet. S’mund të imagjinohet.2. pës. e IMAGJINÓJ.✱Sin.: përfytyroj, ëndërroj, fanta…
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E përfytyroj, e marr me mend; shkoj nëpër mend, mendoj sikur, e zë se. E imagjinoj ndryshe. Imagjinoj veten sikur... S’mund ta imagjinoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJINUÉS,~E mb. 1. Që ka shumë imagjinatë, që krijon ide, përfytyrime ose botë imagjinare në mendjen e tij. Artist imagjinues.2. I imagjinueshëm. Realitet imagjinues.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJINÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka shumë imagjinatë, që krijon ide, përfytyrime ose botë imagjinare në mendjen e tij.✱Sin.: krijues, ëndërrimtar, përfytyrues, vizionar.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJINÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka shumë imagjinatë, që krijon ide, përfytyrime ose botë imagjinare në mendjen e saj.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMAGJINÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të imagjinohet a të përfytyrohet. Situatë e imagjinueshme.✱Sin.: i përfytyrueshëm, i fantazuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë