Fjalori
IM

IM vep., ~A, ~UR kal. E bëj diçkaimët, imtoj. Im leshin shprish leshin hollë e hollë.
Sin.: thërrmoj, shprish.

IM

IM,~E pron. (gjin. dhan. rrjedh. TIM, SIME; kallëz. TIM, TIME) sh. MI (e), MIA (e). 1. Që më përket mua, pronari i të cilit jam unë, që e kam unë për vete. Libri (lapsi) im. Shtëpia (këmisha) ime. Këpucët e mia.
2. Që ka të bëjë me mua, që ka lidhje gjaku a gjinie, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetërngushtë me mua (edhe kur i drejtohemi dikujt me dashuri). Gjyshi (xhaxhai, kushëriri) im. Im atë (im bir, im vëlla, im nip). Ime bijë (ime motër, ime shoqe, ime kushërirë). Nëna (motra, e fejuara, gruaja) ime. Shoku (miku) im. Fëmijët (fqinjët) e mi. Bashkëpunëtorët (përkrahësit, të ftuarit) e mi. Nxënësit e mi. Drejtori (përgjegjësi, mësuesi) im. Eja, biri im! I dashuri shoku im! - Oh, nëna ime! Ia dhashë sime bije. Është e tim biri. Është shok me babanë tim. Punon në një ndërmarrje me nënën time.
3.cilit i përkas edhe unë, pjesëtar a anëtar i të cilit jam edhe unë, në të cilin bëj pjesë edhe unë; që e drejtoj unë, në krye të të cilit jam unë. Atdheu (qyteti, fshati) im. Lagjja (rruga) ime. Familja ime. Organizata (shoqëria) ime. Ndërmarrja (fabrika, shkolla, kompania) ime. Sektori (reparti, instituti) im. Kombësia (shtetësia) ime. Brezi im.
4. është përgatitur a është hartuar nga unë, që e bëj unë, që del a që krijohetpari nga unë; që e ushtroj unë. Tregimi (romani, filmi, mendimi, plani) im. Vepra ime. Ligjërata (fjala, vepra) ime. Puna (mjeshtëria) ime. Gabimi (faji) im. Sipas mendimit tim.
5. Që e kam unë, që është tek unë; që më përket mua; që më karakterizon e më dallon mua; Që ka të bëjë me mua, që është a që bëhet për mua. Shtati (trupi, krahu) im. Koka (dora, këmba) ime. Flokët e mi. Zëri im. Pamja (sjellja) ime. Vullneti (nderi) im. Zotësia (aftësia, forca) ime. Bindja (dëshira) ime. Gëzimi im. Ditëlindja (fejesa, martesa) ime. Për të mirën time. Takimi im me shokët.
6. Që më pëlqenshumë mua, që e duashumë se të tjerët. Vendi im i përditshëm. Kënga ime. Gjella ime më e mirë.
7. përd. em. m. IMI, sh. MITË (të), f. IMJA, sh. MIJAT (të). Njeri i afërt, me të cilin kam lidhje gjaku a gjinie, farefisnie ose lidhjengushta miqësie; njericilin e dua dhecilit i besoj shumë. Një imi (një imja). Është imi (imja). Erdhënmitë.
8. përd. em. Sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.
Bëj timen. 1. (diçka). E përvetësoj diçka, e marr dhe e quaj timen; e përqafoj si diçka që më përshtatet; e shtie (e fut, e vë, e hedh) në dorë. 2. Jap aq sa kam mundësi, bëj gjithë përpjekjetkam mundësibëj; kryej një punë me aq sa varet nga unë; veproj me aq sa më takon. S’më lënë *zilet e miadëgjoj këmborët e botës. Marrsh nga *ditët e mia! ur. E zuri *buka ime (dikë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.