Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ILUMINÍZ/ËM,~MI m. 1. Rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë në shekujt XVII-XVIII, sipas së cilës të gjitha të këqijat e shoqërisë mund të zhduken e se zakonet, normat e moralit, jetesa mund të ndryshohen duke rrënjosur tek të gjithë idetë e së mirës e të së drejtës, duke përhapur arsimin, kulturën e dijet shkencore dhe duke vendosur, kështu, “mbretërinë e arsyes”; ndriçim. Iluminizmi francez. Epoka e iluminizmit. Idetë e iluminizmit. Përfaqësuesit e iluminizmit.
2. libr. Përhapja e diturisë, e kulturës dhe e arsimit në gjuhën amtare, veprimtaria për edukimin e ndjenjës kombëtare dhe për përparimin e shoqërisë në luftë kundër errësirës e prapambetjes. Iluminizmi i Rilindjes Kombëtare.
✱Sin.: ndriçim, përparim.
ILUMINÍST,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me iluminizmin ose me iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) ilumi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ILUMINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII. Idetë e iluministëve. Veprat e iluministëve. Iluministët france…
Shfaq përkufizimin e plotë →ILUMINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Përfaqësuese e rrymës dhe e lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII; pasuese e përçuese e ideve iluministe në Shqipëri në shekullin…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë