Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ILUMINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Përfaqësuese e rrymës dhe e lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII; pasuese e përçuese e ideve iluministe në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare; pasuese e iluminizmit, ndriçimtar. Iluministe franceze.
ILUMINÍST,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me iluminizmin ose me iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) iluministe. Filozof (mendimtar, ideolog, shkrimtar) iluminist.
2. Që ka të bëjë me përhapjen dhe me vënien në jetë të ideve të iluminizmit në Shqipëri në shek. XIX. Iluministët e Rilindjes Kombëtare.
3. libr. Që i shërben përhapjes së dijes, të kulturës, të arsimit etj. dhe përparimit të një shoqërie; që punon dhe lufton për përhapjen e diturisë e të kulturës kundër errësirës e prapambetjes. Lëvizje (veprimtari) iluministe. Vepër iluministe. Për qëllime Iluministe. Mendimtar (shkrimtar) iluminist.
ILUMINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII. Idetë e iluministëve. Veprat e iluministëve. Iluministët francezë.
2. Pasues e përçues i ideve iluministe në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare; pasues i iluminizmit, ndriçimtar. Iluministët shqiptarë të shek. XIX.
3. libr. Përhapës i diturisë, i kulturës, i arsimit etj., njeri që punon e lufton për përparimin dhe zhvillimin e një shoqërie në luftë kundër errësirës e prapambetjes; mendimtar, shkrimtar, shkencëtar, ideolog etj. që shquhet për veprimtari iluministe. Iluminist i shquar.
✱Sin.: ndriçimtar, ndriçues.
ILUMINÍST,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me iluminizmin ose me iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) ilumi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ILUMINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII. Idetë e iluministëve. Veprat e iluministëve. Iluministët france…
Shfaq përkufizimin e plotë →ILUMINÍZ/ËM,~MI m. 1. Rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë në shekujt XVII-XVIII, sipas së cilës të gjitha të këqijat e shoqërisë mund të zhduken e se zakonet, normat …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë