Fjalori
ILUMINIST

ILUMINÍST,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me iluminizmin ose me iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) iluministe. Filozof (mendimtar, ideolog, shkrimtar) iluminist.
2. Që ka të bëjë me përhapjen dhe me vënien në jetëideve të iluminizmit në Shqipëri në shek. XIX. Iluministët e Rilindjes Kombëtare.
3. libr. Që i shërben përhapjesdijes, të kulturës, të arsimit etj. dhe përparimit të një shoqërie; që punon dhe lufton për përhapjen e diturisë e të kulturës kundër errësirës e prapambetjes. Lëvizje (veprimtari) iluministe. Vepër iluministe. Për qëllime Iluministe. Mendimtar (shkrimtar) iluminist.

ILUMINIST

ILUMINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII. Idetë e iluministëve. Veprat e iluministëve. Iluministët francezë.
2. Pasues e përçues i ideve iluministe në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare; pasues i iluminizmit, ndriçimtar. Iluministët shqiptarë të shek. XIX.
3. libr. Përhapës i diturisë, i kulturës, i arsimit etj., njeripunon e lufton për përparimin dhe zhvillimin e një shoqërieluftë kundër errësirës e prapambetjes; mendimtar, shkrimtar, shkencëtar, ideolog etj. që shquhet për veprimtari iluministe. Iluminist i shquar.
Sin.: ndriçimtar, ndriçues.


Rezultate të ngjashme

ILUMINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Përfaqësuese e rrymës dhe e lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII; pasuese e përçuese e ideve iluministe në Shqipëri në shekullin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ILUMINÍZ/ËM,~MI m. 1. Rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë në shekujt XVII-XVIII, sipas së cilës të gjitha të këqijat e shoqërisë mund të zhduken e se zakonet, normat …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.