Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÍLQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Quercus ilex) Lloj dushku i vendeve mesdhetare, me trung të shkurtër e të trashë dhe me shumë degë, me gjethe dhëmbë-dhëmbë, gjithmonë të gjelbra e të shkëlqyeshme nga sipër, që bën lende të vogla gjatoshe e me thumb në majë. Ilqe shekullore. Dru (lende) ilqeje. Pyll me ilqe.
✱Sin.: ilnjë, lëqeshtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë