Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ILEGÁL,~E mb. 1. Që jeton, që vepron e që lufton i fshehur kundër regjimit e rendit në fuqi; kund. legal. Luftëtarët (të rinjtë) ilegalë.
2. Që bëhet a që zhvillohet fshehurazi organeve qeveritare të një vendi për të luftuar e për të përmbysur regjimin e pushtetin e këtij vendi. Mbledhje ilegale. Veprimtari (punë, luftë) ilegale. Jetë ilegale. Bazë (qendër) ilegale.
3. Që është i fshehur e që s’duhet ta dinë të tjerët. Njeri ilegal. Në mënyrë ilegale.
4. I ndaluar me ligj, i paligjshëm; që botohet fshehtas; kund. legal. Shtypi ilegal. Gazetë (revistë) ilegale. Organizatë ilegale.
✱Sin.: i paligjshëm, i ndaluar, i fshehur, konspirativ.
ILEGÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që lufton kundër regjimit e rendit në fuqi, duke jetuar e vepruar në fshehtësi të madhe, ajo që zhvillon veprimtari politike të fshehtë. Takimi i il…
Shfaq përkufizimin e plotë →ILEGALÍSHT ndajf. Pa rënë në sy të organeve shtetërore dhe kundër urdhrave të tyre, tinëz pushtetit shtetëror dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi; fshehurazi, në mënyrë që të mos …
Shfaq përkufizimin e plotë →ILEGALITÉT,~I m. 1. Të qenët ilegal; të jetuarit e të vepruarit si ilegal. Në ilegalitet të plotë. Në kohën e ilegalitetit. Në kushtet e rënda të ilegalitetit. Ishte (u hodh) në il…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë