Fjalori
ILDISJE

ILDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ildis ose kur ildiset diçka. Penj (fije) për ildisje.
2. Lloj qepjeje që bëhet me dorë duke shkuar perin larg e larg sa për ta kapur rrobën. Penjtë e ildisjes. Heq ildisjen.
Sin.: përshkim, ujth, qepje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ILDIS
ILDIS

ILDÍS vep., ~A, ~UR kal. Qep diçka me dorë duke shkuar perin larg e larg, e qep rrallë e rrallë sa për ta provuar ose për ta bërë gati për ta qepur me makinë. Ildis jakën (mëngët, anët). Ildis fustanin (pantallonat, fundin). Ildis (sa) për provë.
Sin.: qep, përshkoj, karfos, shtrëngoj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.