Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IDIÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. psikol., mjek. Ai që është me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja, ai që vuan nga idiotësia. Pamje (shikim) idioti. Fytyrë idioti.
2. Ai që është i metë ose shumë i trashë nga mendja; ai që sillet, flet a vepron si i tillë (edhe shar.). Fjalë idioti. Sjellje (punë) idioti. Çfarë idioti!
IDIÓT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. psikol., mjek. Ajo që është me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja, ajo që vuan nga idiotësia.2. Ajo që është e metë ose shumë e trashë nga …
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOTIZÍM,~I m., libr. Veprimi kur idiotizoj ose kur idiotizohem; shndërrim në idiot. Idiotizim i menjëhershëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOTIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj idiot dikë. Shqetësimet e mëdha e idiotizuan.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOTIZÚAR (i, e) mb. Që është idiotizuar. Njeri i idiotizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOTÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Sjellje a qëndrim prej idioti; idiotësi. Ka gjithfarë idiotizmash.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. psikol., mjek. Mungesë e rëndë e zhvillimit mendor, zakonisht që nga lindja, të qenët idiot. Idiotësi e paparë. Lëri idiotësitë! Na mërziti me id…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOLÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Variant i gjuhës, i njësuar për një njeri, karakteristikë vetëm për atë. Idiolekte të ndryshme. Idiolekti i shkrimtarit. Studimi i idiolektit.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOMATÍK,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me idiomën a me idiomat; i idiomës; që përmban idioma. Shprehje idiomatike.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIOMATÍK/Ë,~A f., gjuh. 1. Tërësia e shprehjeve idiomatike. Idiomatika e gjuhës shqipe. 2. Figurshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDIÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjuh. Shprehje me ndërtim të veçantë, tërësisht a pjesërisht të ngurosur, që përdoret në një gjuhë prej kohësh me kuptim të njësishëm e të figurshëm, q…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë