Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IDE/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Jap idenë kryesore për projektimin dhe për zbatimin e një pune a të një veprimtarie të rëndësishme. Ideoi projektin për aeroportin e Vlorës.
✱Sin.: skicoj, shestoj, ravijëzoj.
IDEOESTETÍK,~E mb. Që ka të bëjë me anën ideore dhe me anën estetike. Parimet ideoestetike. Probleme ideoestetike. Edukimi ideoestetik. Nga ana (nga pikëpamja) ideoestetike. Me vle…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEOGRAFÍ,~A f. Paraqitja e ideve me simbole grafike. Ideografi kineze.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEOGRAFÍK,~E mb. I ideografisë; që ka të bëjë me ideografinë. Rend ideografik.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Shenjë grafike që jep kuptimin e diçkaje, por nuk jep mënyrën e shqiptimit. Kinezishtja shkruhet me ideograme.
Shfaq përkufizimin e plotë →►IDE/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e IDEÓJ. Është ideuar para shumë kohësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përpunon ose shpreh, përçon e mbron ideologjinë e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi politiko-shoqëror etj.; përfaqësue…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përpunon ose shpreh, përçon e mbron ideologjinë e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi politiko-shoqëror etj.; përfaq…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË Sistem idesh, pikëpamjesh politike, filozofike, juridike, estetike, morale e fetare, që shprehin interesat, qëndrimin e kërkesat e një klase, të një grup…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me ideologjinë, i ideologjisë; që shpreh, përçon e mbron një ideologji të caktuar, që i shërben një ideologjie. Çështje ideologjike. Bindje ideologj…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një ideologji të caktuar; që shpreh, përçon e mbron ide të caktuara a që udhëhiqet prej tyre, ideologjik. Kufizim ideor. Çështje ideore. Baza ideor…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë