Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IDENTIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që identifikon dikë a diçka. Identifikues i të dyshuarit.
2. Objekt, dokument etj. që përdoret për të njohur ose për të dalluar një gjë nga tjetra, për të përshkruar një atribut, një karakteristikë a një element që mund të shërbejë për të njohur ose për të dalluar diçka specifike. Identifikues objektesh. Identifikuesi i pacientit.
3. inf. Simbol a emër që përdoret për të përshkruar një vlerë unike, për të njohur një entitet të veçantë, siç është një përdorues, një artikull ose një objekt në një sistem. Identifikues i përdoruesit.
✱Sin.: dallues, njohës.
IDENTIFIKÚES,~E mb. Që përdoret për të njohur ose për të dalluar një gjë nga tjetra, për të përshkruar një atribut, një karakteristikë a një element që mund të shërbejë për të njohur ose për të dalluar diçka specifike. Identifikues objektesh. Të dhëna identifikuese.
IDENTIFIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të njihet, të dallohet ose të identifikohet nga të tjerët. Zë i identifikueshëm. 2. Që ka atribute, veçori a karakteristika që e bëjnë …
Shfaq përkufizimin e plotë →IDENTIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur identifikoj ose kur identifikohem. Identifikim i vështirë. Identifikimi i viktimës.✱Sin.: njëjësim, njëjtësim, barazim, zbulim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►IDENTIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e IDENTIFIKÓJ.✱Sin.: njëjësoj, njëjtësoj, barazoj, njëjësohem, njëjtësohem, barazohem, barabitem.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDENTIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Vë shenjën e barazimit të plotë midis dy gjërave, i përqas dhe i quaj të njëjta, njëjtësoj. Identifikon dëshirat me mundësitë. 2. drejt…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDENTIFIKÚAR (i, e) mb. 1. I njëjtësuar. Objekt i identifikuar.2. drejt. I zbuluar sipas të dhënave ose të gjurmëve që ka lënë. Vrasës i identifikuar.3. Që i janë përcaktuar plotës…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDENTÍK,~E mb., libr. I njëjtë me një tjetër, krejt i njëllojtë me një tjetër; që është po ai. Qenie (sende) identike. Në rrethana (në kushte) identike. Janë identike.✱Sin.: i njëj…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDENTIKÍT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Skicë e fytyrës së dikujt të kërkuar nga policia; rindërtim i tipareve të fytyrës së tij duke u nisur nga përshkrimi gojor i dëshmitarit. Identiki…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDENTITÁR,~E mb., libr. Që ka lidhje me identitetin dhe përdoret për të përshkruar diçka që ka të bëjë me identitetin, përkatësisht me karakteristikat dhe me atributet që e bëjnë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDENTITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Barazi a ngjashmëri e plotë e një sendi ose e një dukurie me sende ose me dukuri të tjera, të qenët identik, njëjtësi; përputhje e plotë. Ident…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë