Fjalori
IDEAL

IDEÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qëllim i lartë, që mbështetetbindjen dhepërbën pikësynimin kryesordëshirave, të veprimtarisë e të përpjekjeve të një njeriu, të një grupi njerëzish, të një klase etj.; qëllimi më i lartë, që udhëheq gjithë veprimtarinë e dikujt. Idealelarta. Ideal i përbashkët. Pa kurrfarë idealesh. Kemi (na frymëzon, na udhëheq) një ideal. Punojmë për një ideal.
2. Diçkambahet si mishërim i tipareve më të larta, i vlerave më të mira, i vetive më të përsosura dhemerret si model; përfytyrim a shëmbëllim i përkryerkemi për dikë a për diçka. Ideali i së bukurës (i së mirës). Është ideali i tij.
Sin.: qëllim, synim, model.

IDEAL
IDEAL

IDEÁL,~EII mb. 1.mbahet si mishërim i tipareve më të larta, i vlerave më të mira, i vetive më të përsosura, që merret si model. Mbrojtës ideal.
2.është shembull i përkryer i diçkaje, shembullor. Burrë ideal. Grua ideale. Zgjidhje ideale. Marrëdhënie (sjellje) ideale. Dashuri ideale.
3. bised. I përkryer e i përsosur, që qëndron mbigjithë, shumë i mirë, i shkëlqyer. Jetë ideale. Kushte ideale. Zë ideal. Bukuri ideale. Lojë ideale. Në rastin më idealrastin më të mirë, më të përshtatshëm ndërgjitha rastet e tjera.
Sin.: i përkryer, i përsosur, imagjinar.


Rezultate të ngjashme

IDEALÍST,~E mb., filoz. Që ka të bëjë me idealizmin si botëkuptim filozofik; që përputhet me parimet e idealizmit dhe mbështetet tek ato, që përshkohet nga idealizmi; që përkrah dh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. filoz. Ai që ndjek dhe mbron pikëpamjet e filozofisë idealiste, pasues i idealizmit; kund. materialist. Idealistët subjektivë (objektivë). 2. Ai që ud…

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. filoz. Ajo që ndjek dhe mbron pikëpamjet e filozofisë idealiste, pasuese e idealizmit; kund. materialiste. Idealiste e shquar.2. Ajo që udhëhiqet n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur idealizoj ose kur idealizohet dikush a diçka. Idealizim i ngjarjeve. Idealizim i së kaluarës. 2. Përfytyrim a paraqitje e diçkaje si shum…

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E përfytyroj a e paraqit një gjë shumë më të mirë e më të bukur nga ç’është në të vërtetë, e zbukuroj; e mendoj dikë a diçka si të përsosur,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEALIZÚAR (i, e) mb. I përfytyruar a i paraqitur si i përsosur a si shembull i përsosurisë. Figurë e idealizuar.Sin.: i përkryer, i përsosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEALÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz. Botëkuptim filozofik që merr si parësore në natyrë idenë, ndërgjegjen, shpirtin, kurse materien, qenien e quan dytësore, të varur nga ndërgjegjja, nga i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEATÓR,~E mb. Që jep a hedh idenë për diçka, ideues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që jep a hedh idenë për diçka, ideues. Ideator i shfaqjes. Ideator i projektit (i një sipërmarrjeje, i një koncerti, i një aplikimi).

Shfaq përkufizimin e plotë →

IDEATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që jep a hedh idenë për diçka, ideuese. Ideatore e projektit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.