Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. logj., filoz. Koncept që pasqyron në ndërgjegjen e njeriut një send, një dukuri, një marrëdhënie a një tipar të përgjithshëm të botës materiale objektive dhe që përbën një shkallë të veçantë në procesin e njohjes së realitetit. Ide shkencore (e gabuar). Ideja e së bukurës (e së mirës). Materia dhe ideja. Shenja dhe ideja. Lidhje idesh. Ide absolute koncept themelor i filozofisë idealiste të Hegelit, sipas të cilit para natyrës, para njeriut e pavarësisht prej tyre ka ekzistuar një “ide absolute”, e përjetshme, që krijon gjithçka.
2. zakon. sh. Tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve të një njeriu a të një grupi shoqëror në një fushë të caktuar.
3. Parim themelor teorik i një botëkuptimi, i një shkence etj., i cili shpjegon thelbin a ligjësorinë e dukurive; teoria për diçka. Ide politike (filozofike, shkencore, estetike). Ide themelore. Ide të qarta (të reja, të vjetra). Idetë e Rilindjes. Përhapja e ideve të reja.
4. Mendimi që na lind për të kryer një punë, qëllim, synim. Ide e drejtë (e qartë, e mirë, e bukur). Ide origjinale (gjeniale, interesante). Ide e gabuar (e parealizueshme). Më lindi (më erdhi) një ide. Kam (jap) një ide.
5. Mendimi kryesor që përshkon një krijim a një vepër artistike, shkencore etj.; parim themelor, mbi të cilin ngrihet diçka ose mbështetet ndërtimi i saj. Ideja kryesore. Ideja e veprës (e romanit, e tregimit, e novelës). Ideja e tablosë. Zgjidhja e idesë. I pasur me ide.
6. Njohuri, dije që kemi fituar për diçka; përfytyrim i përafërt a mendim i përgjithshëm që kemi formuar për një gjë a për një njeri; përshtypje. Ide të kufizuara (të ngulitura). Ka shumë ide. Sa për të dhënë një ide. Krijoj (formoj) një ide (të përgjithshme). Nuk e kam idenë (s’kam ide) nuk e njoh fare; s’mund ta marr me mend, s’mund ta përfytyroj.
7. Ideal. Ide të larta (fisnike). Ide e shtrenjtë (e shenjtë). Pa dallim krahine dhe ideje. Punojmë për një ide. Kemi (mbrojmë) një ide. I qëndroj besnik një ideje.
✱Sin.: koncept, nocion, mendim, pikëpamje, përfytyrim, shllim, shembëllim, shembëllesë, parim, qëllim, sugjerim, projekt, përshtypje.
IDEÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qëllim i lartë, që mbështetet në bindjen dhe që përbën pikësynimin kryesor të dëshirave, të veprimtarisë e të përpjekjeve të një njeriu, të një grupi nje…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÁL,~EI mb., psikol., logj., filoz. Që ka të bëjë vetëm me idenë a me ndërgjegjen, që vetëm përfytyrohet mendërisht; kund. material. Përfytyrim ideal. Figurë ideale. Qenie ideale…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÁL,~EII mb. 1. Që mbahet si mishërim i tipareve më të larta, i vlerave më të mira, i vetive më të përsosura, që merret si model. Mbrojtës ideal. 2. Që është shembull i përkryer …
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÍM,~I m. 1. Veprimi kur ideoj ose kur ideohet diçka. 2. Rrjedhimi kur ideoj ose kur ideohet diçka. ✱Sin.: skicim, shestim, ravijëzim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÍDEM ndajf., libr. Shenjë që vihet në fund të një teksti, të një libri, të një shkrimi etj., me kuptimin “në të njëjtin vend, po aty” dhe që e drejton lexuesin në burimin e fjalës …
Shfaq përkufizimin e plotë →IDE/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Jap idenë kryesore për projektimin dhe për zbatimin e një pune a të një veprimtarie të rëndësishme. Ideoi projektin për aeroportin e Vlorës.✱Sin.: skic…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një ideologji të caktuar; që shpreh, përçon e mbron ide të caktuara a që udhëhiqet prej tyre, ideologjik. Kufizim ideor. Çështje ideore. Baza ideor…
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÚAR (i, e) mb. I konceptuar si ide, i skicuar, i shestuar. Projekt i ideuar.✱Sin.: i skicuar, i shestuar, i ravijëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÚES,~E mb. Që ideon; ideator. Grupi i inxhinierëve ideues.
Shfaq përkufizimin e plotë →IDEÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që jep një ide a që ideon diçka, ideator.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë