Fjalori
HUTI

HUTÍ,~A f. sh. ~, ~TË qenët hutaq; hutim a hutesë.
Sin.: hutesë, hutim, habitje, shushatje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: HUT
HUT

HÚT,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Asio otus) Lloj bufi, me kokëmadhe e të rrumbullakët, me sqepshkurtër e të kthyer, që rron nëpër pyje dhe këndon natën sikur vajton. Huti me veshë buf me veshë. Zog huti. Kënga e hutit.
2. fig. shar. Njeri i trashë nga mendja; i shushatur, matuf.
3. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme hutash. Huti i kënetave (lat. Circus aeruginosus) shpend grabitqar më i madh dhe më i rëndë se hutat e tjerë evropiane, me krahë mjaftgjerë, me pendë kryesisht ngjyrë të kuqerremtë në kafe, me vijaverdhaçelët, njihet si pelushi lindor i kënetës. Huti i fushës (lat. Circus pygargus) shpend grabitqar, me krahëgjatë dhehollë, fluturim elegant dhelehtë, kryesisht me ngjyrë hiriçelët, me pjesëzezakrahë dhe shpinë, që preferon fushahapura, livadhe dhe zonat me bimësiulët. Huti i hirtë (lat. Circus cinereus) shpend grabitqar, me pendë ngjyrë grierrët dhe ngjyrëzezëmajat e krahëve, me krahëgjatë dhedrejtë, fluturim elegant dheulët mbi terren; shpesh i takon zonavehapura pa pyjedendura, ku mundkërkojë gjah nga ajri. Huti krahëgjatë (lat. Circus buffoni) zog grabitqar, që ka si karakteristikë një bishtgjatë dhengushtë, me hapjekrahëve veçanërishtgjatë, me pendëkrahëve dheshpinës ngjyrë gri, me kthetramprehta që i përdor për të kapur prenëtokë ose në ajër, që i përshtatet fluturimit mbi fusha dhe moçale. Huti i zi (lat. Circus maurus) shpend grabitqar me madhësi mesatare, që duket krejt i zi kur rri ulur, por kur fluturon pjesa e pasme e shpinës dhe pjesa e sipërmebishtit merr ngjyrë më të hapur deri në të bardhë, që preferon fluturimulët mbi tokë.
4. si mb. Që është i trashë nga mendja; i shushatur; matuf, hutaq.
Sin.: buf, matuf, i shushatur, hutaq.

HUT

HUT ndajf., krahin. Shumë mirë, si s'ka më mirë; shkëlqyeshëm. E kanë kaluar hut.


Rezultate të ngjashme

HUTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja e dikujt kur hutohet; kur nuk e përqendron dot vëmendjen tek diçka, turbullimi i mendjes kur njeriu është i hutuar; hutesë, të hutuarit. Hutim i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

HUTÍMTHI ndajf. Në gjendje hutimi a hutese. E vështronin hutimthi njëri-tjetrin. Ecte (fliste) hutimthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HUTÍN,~II m. sh. ~A, ~AT bot. Kungull lëvorehollë e me tul të shijshëm, që hahet i pjekur a i zier.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HUTÍN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Hut. Hutini i vogël. Hutini me veshë bufi veshgjatë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.