Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HUNGËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i ndërprerë, therës e i përvajshëm, që lëshon qeni a ujku kur e kërcënojnë, kur e godasin etj.; zëri që nxjerrin nëpër dhëmbë disa kafshë. Hungërimë e fortë (e mbytur). Hungërima e qenit (e ujkut, e ariut). U dëgjua një hungërimë.
2. Britmë e ndërprerë, therëse a kërcënuese, që nxjerr njeriu kur inatoset, zemërohet etj.
3. Zhurmë e ndërprerë, e fortë e therëse, që bëjnë disa sende etj. Hungërima e makinës (e motorit).
HUNGËRÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Hungëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNGËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Hungërimë. Hungërim i fortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNGËRÍT [HUNGËRÍS] jovep., ~A, ~UR jokal., kryes. v. III Hungëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNGËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Hungërimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNGËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Nxjerr një britmë të ndërprerë, therëse e të përvajshme, ulërin duke e nxjerrë zërin nëpër dhëmbë (zakonisht për qenin, ujkun dhe p…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNGËRÚES,~E mb. Që hungërin; që i ngjan hungërimës, që është i ndërprerë dhe therës si hungërimë (për zërin, për tinguj etj.). Zë hungërues.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNGËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT zool. (lat. Haemulon) Gjini peshqish detarë, me trup të ngushtë dhe i gjatë, zakonisht i mbuluar me shkëlqim me ngjyrë argjendi ose ngjyrë të kaltër të l…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë