Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HUNDËGJÁTË mb. 1. Që e ka hundën të gjatë; hundëmadh. Burrë hundëgjatë. Derr hundëgjatë.
2. fig. Që kërkon të futë hundët në çdo punë; që është tepër kureshtar dhe ngatërrestar.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: hundëhequr, hundëfeçkë.
HUNDËGJÁT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Gjini relativisht e vogël brumbujsh, që përfshin disa specie të njohura, sidomos në Europë, me trup të vogël kompakt, me një zgjatim si hundë, që dëmtojnë gjethet dhe frutat e pemëve. Hundëgjati i panxharit (i hardhisë, i lakrës, i ullirit).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të ndryshme hundëgjatësh. Hundëgjati i hardhisë (lat. Rhynchites auratus) brumbull, me ngjyrë të artë metalike, shpesh edhe ngjyrë bronzi ose jeshile, me një hundë të gjatë, të hollë, shumë karakteristike, i njohur për dëmtimin e hardhisë. Hundëgjati i dardhës (lat. Rhynchites pyri) brumbull i vogël, me ngjyrë tipike kafe të errët në bakër, herë-herë me nuancë metalike të zbehtë, me krahë të fortë pak të harkuar, që preferon frutat e pemëve të dardhës dhe mollës. Hundëgjati i lisit (lat. Rhynchites cupreus) brumbull me ngjyrë metalike, shpesh në bakër të errët, me nuanca jeshile të errët, me hundë të gjatë dhe të ngushtë, që përdoret për shpim të indeve të bimëve, që dëmton kryesisht lisin, por edhe gështenjën.
HUNDËGJÉRË mb. Që e ka hundën të gjerë; hundfeçkë. Majmun hundëgjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNDËGRÉP,~E mb.1. Që ka hundën të kthyer në majë si një grep.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNDËGRÓPË mb. 1. Që e ka hundën të shtypur si me gropë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNDËGRRÉMÇ,~E mb. Që e ka hundën si grremç; hundëkërrut.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUNDËGÝP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Që e ka hundën të gjerë e të madhe si gyp.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.3. zool. (lat. Siphonorhis breësteri) lloj zogu nate, i pyjeve …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë