Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HUMÓR,~I m. 1. Shaka dashamirëse e thumbuese njëkohësisht, thumbim i lehtë e me të qeshur që i bëjmë dikujt; shaka e hollë që godet një të metë, por nuk të lëndon. Humor i gjallë (i lehtë). Humori popullor. Nuk e kupton (nuk e duron) humorin.
2. Prirje ose aftësi e dikujt për t'i paraqitur dobësitë, të metat etj. në një mënyrë të tillë, që të bën të qeshësh e të zbavitesh; sjellje e tillë e dikujt. Ka (bën) humor. Flet (tregon) me humor. Ka ndjenjën e humorit.
3. Gjendja shpirtërore dëfryese e njeriut që të bën të qeshësh një farë kohe pak a shumë të gjatë. Në humor të mirë (të keq). Është në humor. Ia prishi humorin. I iku humori.
4. let., art. Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në vepra letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat e dobësitë dhe duke e bërë lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor muzikor. Humori i estradës. Humori dhe satira.
HUMORÉSK,~E mb. Që ka të bëjë me një shaka të lehtë e thumbuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORÉSK/Ë,~A f. 1. let. Tekst i shkurtër letrar me tone të lehta humoristike, shpesh satirike, që synon të zbavitë, të vërë në dukje sjellje apo situata njerëzore nëpërmjet ironis…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shkrimtar a dramaturg që shkruan vepra humoristike. 2. Ai që luan pjesë humoristike. Humoristët e skenës. Humoristët e estradave.3. si mb. Sipas kupti…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORÍSTE,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shkrimtare a dramaturge që shkruan vepra humoristike. 2. Autore që luan pjesë humoristike. Humoristet e qytezës.3. si mb. Sipas kuptimeve të mbiemri…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORISTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me humorin dhe humorizmin; që përmban humor, që i përket humoristit e humorizimit. Vepër (pjesë) humoristike. Pjesë humoristike.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORISTÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fusha, natyra, zhanri ose përmasa humoristike e një krijimtarie apo situate. Në veprën e tij ngërthehet melodramatikja dhe humoristikja.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap një ngjyrim humoristik diçkaje; e paraqes, interpretoj ose trajtoj një situatë, një tekst, një ngjarje apo një personazh në mënyrë humoristik…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORIZÚES,~E mb. Që krijon humor, që i jep ngjyrim humoristik një situate, një teksti, një shfaqjeje ose një komunikimi; që prodhon efekt komik. Stil humorizues. Fjalim humorizues…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. Prirje, aftësi ose mënyrë e të shprehurit me humor; tërësi e elementeve komike, ironike, shpotitëse ose lozonjare që një person, një vepër ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUM/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR krahin., jokal., vet v. III Bëhet i butë dhe i shkoqur si sfungjer (për dheun, për tokën).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë