Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HUMANITÁR,~E mb. 1. Që mban qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë dhe kujdes për njerëzit, që punon për të mirën e njerëzimit; që bëhet për të lehtësuar jetën e njeriut; njerëzor, i njerëzishëm. Njeri humanitar. Qëndrim humanitar. Ligj humanitar. Vepër (sjellje) humanitare. Për qëllime humanitare.
2. libr. Që ka të bëjë me shkencat, të cilat studiojnë historinë e kulturën e një populli, si edhe botën shpirtërore, mendore dhe shoqërore të njeriut (për ta dalluar nga shkencat që studiojnë natyrën). Shkencat humanitare. Lëndët humanitare në shkollë.
HUMANÍST,~E mb. 1. Që ka të bëjë me humanizmin në periudhën e Rilindjes; me humanizmin ose me humanistët, që është karakteristikë për humanizmin ose për humanistët. Lëvizja humanis…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Përfaqësues a përkrahës i humanizmit. Humanist i shquar. Humanistët e kohës së Rilindjes. Studimet (veprat) e humanistëve. 2. Ai që mban qëndrim…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMANÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. hist. Përfaqësuese a përkrahëse e humanizmit. Humaniste e shquar.2. Ajo që mban qëndrim njerëzor e fisnik, ajo që vepron e punon si humanitare dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →HUMANÍZ/ËM,~MI m. 1. hist. Lëvizje përparimtare e kohës së Rilindjes, të qenët humanist i Rilindjes, që ishte kundër shtypjes e errësirës feudale dhe luftonte për mbrojtjen e të dr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë