Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HUKÁT [HUKÁS] vep., ~TA, ~TÚR 1. kal. e jokal. Nxjerr hukamë; psherëtij. Hukaste nga lodhja. Hukat duart për t'i ngrohur. Hukat në pasqyrë (në xhamin e dritares).
2. kal. Nxjerr frymë për të hukatur ose për të ngrohur duart.
3. kal. I fryj diçkaje me hukamën time për ta pastruar. Hukati xhamat e syzeve.
4. vjet., kal. I fryj dikujt a diçkaje për ta yshtur; shitoj. E hukati nusja e lalës (gjarpri). E ka hukatur zana. I hukatën trimat e i bënë gurë.
5. kal. Përzë shpendët duke hukatur “hu-hu” (zakonisht për pulat). Hukati ato pula!
6. jokal. vet. v. III Lëshon një ulërimë të zgjatur, vajtuese, tipike për hutat, ujqit, qentë, dhelprat etj.
7. krahin., kal. Psherëtij.
►HUKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Hap gojën dhe shfryj prej lodhjes, prej pagjumësisë etj. Fëmijët po hukateshin. Hap gojën dhe hukatem.2. vet. v. III Lëshon një hukatje në më…
Shfaq përkufizimin e plotë →HUKÁTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur hukat; të hukaturit. 2. Yshtje; shitim.3. Ulërimë e zgjatur vajtuese.4. Hukamë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUKATÚR,~IT as. Hukatje.
Shfaq përkufizimin e plotë →HUKÁM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Frymë e ngrohtë që nxjerr dikush nga goja kur hukat; frymëmarrje e thellë. Hukamë e rëndë. Hukama e njeriut. Nxjerr hukamë.2. Zhurma që dëgjohet kur h…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë