Fjalori
HU

HU,~ NI m. sh. ~, ~TË vjet. 1. Masë drithi, që shkonte nga 10 deri në 15 kg.në krahinandryshme ka qenë e barabartë me 80-150 kg., barrë.
2. vet. nj. Shpërblimdrithë që i jepej një njeriu, të cilit i ishte marrë me hak a me qira një kafshë pune etj. Dy hu drithë. Tre hu misër (grurë). Një hu miell. I dha qetë me hu. E dha dyqanin me hu. Mori një shtëpi me hu.
3. fig. Sasi e madhe, shumicë, një numër i madh sendesh a njerëzish; mizëri njerëzish. Një hu njerëz.
Sin.: masë, barrë, shpërblim, sasi, shumicë.

HU

HU,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Dru i fortë, i gjatë e me majë, që ngulettokë dhe shërben për të mbajtur gardhin ose për diçka tjetër; shkop i trashë e i gjatë, dajak. Hu i trashë. Hu gardhi. Hunjtë e domateve (e fasuleve). Hu ahu (pishe, dëllinje). Është i gjatë si hu. E qëlloi (e goditi, e rrahu) me hu. I ra me hu kokës. Nuk mbahet gardhi me një hu.(fj. u.).
2. fig. Rahje me këtë dru, dajak.
3. fig. Njeri i trashë nga mendja, njeri i pagdhendur, që s'merr vesh as kupton; budalla, gdhe. Hu gardhi. Hyri hu e doli dru.
4. si mb., fig. është i trashë nga mendja e i pagdhendur. E ka mendjen hu. Është hu (nga mendja).
5. si ndajf. Fillikat, pa njeri. Mbeti hu tërë jetën.
6. euf. Organ seksual i mashkullit.
Sin.: dru, shul, shkop, dajak, kërbaç, zdap, budalla, gdhe, i trashë, i pagdhendur, torollak, trudalë, teveqel, idiot, vetëm, fill, fillikat, fillthi.
E bëri për hu qeni (dikë) keq. e poshtëroi, e zhvleftësoi paratjerëve; ia nxori bojën (dikujt); ia mori erzin (dikujt). E bën mendjen hu (dikush) nuk kupton; nuk bindet me të mirë; nuk do që të kuptojë; nuk ha arsye; s’ha (s’merr) pykë; s’lëshon ashkël; s’lidhet as për bishti e as për krye. I doli hurimajëkokës (dikujt) ka shkalluar e është bërë i paturpshëm; nuk ndien fare, nuk preket, nuk skuqet, s’do t’ia dijë; i ka plasur cipa (e ballit). Dy (tre, shtatë, dhjetë) hunj e një purtekë shpejt e pa kujdes; jo mirë; shpejt e shpejt; shkel e shko; dy ujë e një oriz. Hu gardhi mospërf. 1. Njeri i trashë nga mendja dhe i pagdhendur, njeri që s’merr vesh, budalla, gdhe që s’e pyet e s’e përfill askush; e ka mendjen hu (dikush). 2. Njeri i shastisur krejt ngaqë s’kupton se ç’bëhet, që nuk thotë dot asnjë fjalë a s’di si të veprojë para një të papriture; njeri i shtangur, i ngrirë. Hu më hu keq. shih bregbreg keq. I hurit e i litarit (dikush) hajdut, kriminel e mizor; keqbërës i papërmbajtur, bandit i pamëshirshëm. Hu i shkulur njeri pa punë e pa shtëpi, që nuk është ngulur në një vend e bën jetëpasigurt; gardh i shkulur; degë pa rrënjë. Hu pa thupra mospërf. shih njeri pa njeri. Ose hu, ose thupër ose i mirë, i fortë e me vlerë, ose i keq, i dobët e pa vlerë; ose kudhër ose çekan. E ka mendjen hu (dikush) është i trashë nga mendja; nuk kupton, nuk merr vesh, është gdhe; (është) hu gardhi. I dha (i hoqi) një hu (një *dru) të mirë (të shëndoshë) (dikujt). Nuk lidhet (nuk ngulet) në një hu (dikush) është i lëkundshëm, merr herë një anë e herë anën tjetër, është i paqëndrueshëm; s’i mbahet fjalës a premtimit të dhënë. S'lidhet as në hu e as në mullar (dikush) keq. shih e bën mendjen hu (dikush). Mban hurin në dorë (dikush) është inatçi e gjaknxehtë, është gati për t’u zënë me dikë; i rri maçokubisht (dikujt). Ngul hunj e shkul hunj (dikush) mospërf. 1. shih tund (luan) derën (dikush). 2. Tallet me të gjithë, thumbon shumë; e ka ves të thumbojë të tjerët. Ngul hunj e heq thupra (dikush) mospërf. shih ngul hunj e shkul hunj (dikush) mospërf. Një më hu e një më kërcu pa e menduar mirë, keq, pa kujdes; shkel e shko. Rri (mbeta) si hu gardhi. 1. Jam i shastisur krejt ngaqë s’kuptoj se ç’thuhet a ç’bëhet; s’mundthem asnjë fjalë a s’di si të veproj para një të papriture; jam i shtangur, kam ngrirë. 2. keq. Nuk punoj a nuk marr pjesë në një punë; rri si i ngrirë e pa interes për atë që thuhet a që bëhet. Më sa rri *sorra në dy hunj. Shkon *lloz e vjen hu (dikush) tall. E shtroi hu (dikë) e rrahu keq; e bëri për qepë e kripë; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). I vuri hunë (dikujt) përb. e dëboi, e përzuri me forcë; i tregoi vendin; e bëri def (dikë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.