Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÓP pasth., bised. 1. Përdoret si thirrje, nxitëse për një veprim të menjëhershëm ose kur një lëvizje duhet bërë shpejt e me vrull; kur kërcejmë nga një vend në një vend tjetër ose kur shtyjmë diçka me vrull. Hop këtu e hop atje. Hop, e gjeti! Hop, u ngrit në këmbë! Kërcen (hidhet) hop e hop. Hop, shtyjeni o shokë!
2. si ndajf. Menjëherë e papritur. Ata, hop, ndaluan! Kur, hop, i doli përpara! Ajo, hop, u zgjua!
♦ Bën hop pa u hedhur e shpall dhe bën zhurmë pa e njohur a pa e mbaruar ende një punë. Ja hop, ja top ja fitoj, ja le të humbas; të bëhet ç’të bëhet!; të dalë ku të dalë!
✱Sin.: vrull, shpjet, menjëherë.
HÓP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kohë shumë e shkurtër a copë e vogël kohe, kur ndodh diçka, copë here, çast; herë. Një hop më parë. Në atë hop. Qëndroi (priti, u mendua, heshti) një hop. Mbeti një hop pa folur. Për një hop u step. Pas një hopi mori rrugën. Qëndroi për disa hope më këmbë. U mbështet një hop te dera. Këtë hop nuk do të vijë.
2. Lëvizje e menjëhershme përpara a lart duke u hedhur, kërcim i menjëhershëm përpara. E arriti me katër-pesë hope. Me dy - tri hope i ngjiti shkallët. E hodhi hendekun me një hop.
3. fig. Rritje e vrullshme a zhvillim i menjëhershëm i diçkaje, përparim i madh e i dukshëm. Hop i madh (i vrullshëm, i shpejtë). Hop i ri cilësor. Hopi i prodhimit. Bëri një hop të madh (të dukshëm) përpara.
4. filoz. Ndryshim rrënjësor i menjëhershëm i cilësisë së një sendi a të një dukurie, si formë e përgjithshme e kalimit nga një gjendje cilësore e vjetër në një gjendje cilësore të re. Hop i menjëhershëm (me shpërthim). Hop pa shpërthim. Zhvillim me hop.
5. vet. sh. Gjallërim i kohëpaskohshëm i një pune, zhvillim me ngritje e me rënie, me ndalesa e me ndërprerje, përparim jo i njëtrajtshëm në një punë a veprimtari. Punon (mëson) me hope. E bën diçka me hope. Luan me hope.
6. Pjesë e vogël dhe e ngushtë e një trualli, copë e vogël toke. Një hop vend.
✱Sin.: çast, herë, kohë, kërcim, rritje, zhvillim, truall, terren.
HOP-HÓP ndajf. Rrallë (kur qep). Qep hop-hop.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOP-ÇÓP ndajf. Kur ecim me nxitim.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPA ndajf., bised. Hopazi.✱Sin.: menjëherë, ngrykë, hopthi, ngrykas.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPA pasth. Hop. Hopa, u hodh me këmbë!
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPA-HÓPA ndajf. Me kërcim; duke u hedhur me hopa.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPAKÁLAS ndajf. Brezahypthi. Luajnë hopakalas.✱Sin.: kaladibrançe, kaluarthi, hopthikalas.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPANGÓP ndajf. Duke hedhur me vështirësi herë njërën këmbë herë tjetrën; duke hedhur me zor përmes borës a baltës herë njërën këmbë e herë tjetrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPARÁSH,~E mb., iron., krahin. I papërmbajtur, i rrëmbyer.✱Sin.: i papërmbajtur, i papërmbajtshëm, i rrëmbyer, i shfrenuar, i ngutur, i pafre, frelëshuar, i furishëm, i azdisur, k…
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPARÁSH,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është hoparash ose i papërmbajtur dhe i rrëmbyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPARÁSH/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Ajo që është hoparashe ose e papërmbajtur dhe e rrëmbyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPATAHÓP ndajf. Çalas, duke ngritur njërën këmbë e duke lëshuar tjetrën. Ecte hopatahop e me shkop.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPAZI ndajf. Në krahë a në duar (kur mbajmë dikë). E marr (e ngre, e mbaj) hopazi foshnjën.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPE-HÓPE ndajf. 1. Herë-herë. Hope-hope qeshte, hope-hope qante.2. Me ndalesa a me ndërprerje, herë me ngritje e herë me rënie. Punon (përgatitet) hope-hope. 2. Duke kërcyer me nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPLA pasth. Hop; hidhu.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPNÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Hedhje me vrull.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPTHI ndajf. 1. Duke u hedhur me një këmbë. Ecin (kërcejnë) hopthi. 2. Hopa. E ngriti (e mbante) hopthi.✱Sin.: hopa, këmbëcingthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPURÁN,~E mb., krahin. Që merr zjarr për pak gjë; i rrëmbyeshëm.✱Sin.: i rrëmbyeshëm, i vrullshëm, i turrshëm, i egërsuar, i rrëmbyer, i vrulltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPURÁN,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. Ai që është i rrëmbyeshëm; që merr zjarr menjëherë për pak gjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOPURÁN/E,~IA f. sh. ~, ~ET krahin. Ajo që është e rrëmbyeshme; që merr zjarr menjëherë për pak gjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÓPÇE ndajf. Hopazi, hopa (kur marrin fëmijën a diçka në krahë).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë