Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HOMOLOGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Sanksionim me vendim gjyqi; veprim që vërteton, miraton ose lejon zyrtarisht diçka.
2. tek. Provë, verifikim i përputhshmërisë a përshtatshmërisë të një produkti, të një pajisjeje ose mekanizmi bazuar në kriteret, që parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatore të një vendi. Makina e re mori homologim pasi u testua. Pajisja nuk mund të hidhej në treg derisa të merrte homologim.
✱Sin.: sanksionim, certifikim, standardizim, ligjësim, miratim, verifikim.
HOMOLÓG,~E mb. 1. Që është e ngjashme ose ka të njëjtën origjinë, strukturë ose funksion me diçka tjetër. Krahët e zogjve dhe këmbët e para të gjitarëve tokësorë kanë funksione hom…
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka të njëjtin funksion a post shtetëror dhe kryen të njëjtën detyrë me dikë një vend tjetër. Ministri takoi homologun e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLOG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka të njëjtin funksion a post shtetëror dhe kryen të njëjtën detyrë me dikë një vend tjetër. U prit në takim nga homologia shqiptare.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLOGJÍ,~A f. 1. filoz. Ngjashmëri midis dy apo më shumë elementeve (strukturash, organe, apo fjalësh) që rrjedh nga origjina e përbashkët, edhe nëse funksioni ose pamja e tyre ë…
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me homologjinë; i homologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HOMOLOG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e HOMOLOGÓJ.✱Sin.: sanksionohet, certifikohet, standardizohet, ligjërohet, miratohet, vendoset, provohet, verifikohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Sanksionoj me vendim gjyqi. 2. tek. Provoj a verifikoj përputhshmërinë a përshtatshmërinë e pjesëve të veçanta të automjetit në tërësinë …
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLOGÚAR (i, e) mb. 1. drejt. Që është i sanksionuar me vendim gjyqi; që është miratuar ose lejuar zyrtarisht. 2. tek. Që është i verifikuar a i provuar për përputhshmërinë a për…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë