Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÓMO,~JA f. sh. ~, ~T bised., keq. Homoseksual.
HOMO- fjalëform. Element fjalëformues në formime shkencore, që përdoret për të treguar ose për të dhënë kuptimet: i ngjashëm, i njëjtë, ose identik me dikë a diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOFÓB,~E mb. Që shfaq kundërshti, paragjykim ose armiqësi ndaj personave homoseksualë ose ndaj homoseksualitetit në përgjithësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOFÓB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shfaq kundërshti, paragjykim ose armiqësi ndaj personave homoseksualë ose ndaj homoseksualitetit në përgjithësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOFÓN,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Fjalë me shqiptim të njëjtë, por me kuptime dhe grafi të ndryshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLÓG,~E mb. 1. Që është e ngjashme ose ka të njëjtën origjinë, strukturë ose funksion me diçka tjetër. Krahët e zogjve dhe këmbët e para të gjitarëve tokësorë kanë funksione hom…
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka të njëjtin funksion a post shtetëror dhe kryen të njëjtën detyrë me dikë një vend tjetër. Ministri takoi homologun e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMÓL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Homola barbata) Lloj gaforre deti, me trup relativisht të vogël, si kërmill, me guaskë mbrojtëse, me maja të forta si gjemba, që jeton në fund…
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMONÍM,~E mb., libr. Që ka të njëjtin emër a titull me një tjetër. Drama homonime. Romani homonim.
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por kanë kuptime të ndryshme; emërtime a njësi të ndryshme gjuhësore që përputhen vetëm nga ana tingullore,…
Shfaq përkufizimin e plotë →HOMOTÍP,~I m. sh. ~E, ~ET biol. Pjesë e një organi me strukturë dhe prejardhje të njëjtë, por me funksion tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë