Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►HOLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem më i hollë në trup. U hollua nga sëmundja. U zgjat e u hollua. Rritet e hollohet.
2. vetv. vet. v. III Bëhet më e hollë një pjesë e trupit. Iu hollua trupi. Iu holluan këmbët (duart). I është holluar qafa.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i lëngshëm, bëhet më me shumë ujë. Është holluar qumështi i bagëtive. I është holluar gjaku.
4. fig., bised., vetv. Bëhem më i zgjuar; fitoj mprehtësi, zgjuarsi dhe shije më të mirë; zhvillohem. Janë holluar njerëzit tani. Iu hollua mendja u bë më i zgjuar e më i mprehtë.
5. bised., vetv. Dobësohem, tretem, ligem. Janë holluar bagëtitë. Është holluar shumë.
6. fig.. bised., vetv. Varfërohem. Ishte holluar shumë.
7. pës. e HOLLÓJ.
✱Sin.: petëzohem, dobësohem, tretem, tëhollohem, thahem, hajthem, thatohem, varfërohem.
♦ Iu hollua *gjaku (dikujt). I është holluar *mendja (dikujt). I është holluar *qafa (dikujt). I është holluar *truri (dikujt).
HOLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të hollë në trup; e bëj diçka më të mprehtë e me majë, e mpreh. Holloj shkopin. Holloj telin. Holloj bishtin e sqeparit. I holloi vetullat. Holloj majën e lapsit.
2. E bëj diçka më të hollë (për një send të rrafshët a të shtrirë), e bëj si cipë a si petë; bëj petë, tëholl. Holloj dërrasën (pllakën). Holloj petët për byrek.
3. E bëj diçka më të ngushtë, e më të hollë; e ngushtoj. Holloj brezin (rripin). Holloj vijën.
4. E bëj diçka më të lëngshme, duke i hedhur ujë a një lëng tjetër. Holloj qumështin (kosin). Holloj tretësirën (kim.). Holloj verën (alkoolin). Holloj gëlqeren (bojën). Holloj ngjyrat. E holloj me ujë (me benzinë) diçka.
5. E bëj më të lartë, e bëj më të hollë (për zërin). Holloj zërin.
6. fig. Bëj që dikush të ketë ndjeshmëri më të madhe; ia mpreh shqisat. Ta hollon veshin (nuhatjen).
7. fig., vet. v. III E bëj dikë më të zgjuar a më të mprehtë. Ta hollon mendjen.
8. fig., vet. v. III E bën më të përsosur; e fisnikëron. T'i hollon ndjenjat. Ta hollon shijen.
9. edhe fig., bised. E dobësoj dikë a diçka, e bëj më të dobët; e bëj më të varfër (për tokën, për ekonominë e diçkaje). E holloi sëmundja. I holloi dimri bagëtitë. E holloi shiu (kripa) tokën. Mungesa e gjatë e prodhimeve e holloi ekonominë e vendit.
10. fig., bised. Ia them diçka me hollësi, e sqaroj fill e për pe; e stërholloj. Ia holloi ngjarjen. I kanë holluar shumë punët.
11. fig. E bëj më të kuptueshëm e më të qartë, bëj që të tingëllojë më bukur e më mirë; e bëj më të thjeshtë (për gjuhën, të folurit). E ka holluar gjuhën.
✱Sin.: petëzoj, tëholloj, petoj, tëholl, mpreh, dobësoj, tret, thaj, thatoj, stërholloj, imtësoj, varfëroj.
♦ E holloi *bajgën (dikush) keq. E ka holluar *gjuhën (dikush). E hollon *qumështin (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë