Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HISTORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Bota, jeta, realiteti me rend kronologjik në zhvillimin e tyre të pandërprerë. Ligjet e historisë. Rrota e historisë.
2. Tërësia e fakteve, e ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin së kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror a të gjithë njerëzimit; shkenca që studion lindjen e zhvillimin e shoqërisë njerëzore, të një populli etj. Historia e përgjithshme. Historia e vjetër (e mesjetës, e kohës së re, e sotme). Historia e Shqipërisë. Historia politike (shoqërore, ekonomike) e një populli. Historia shumëshekullore (mijëravjeçare). Historia e popujve (e njerëzimit). Përvoja e historisë.
3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë. Mësuesi i historisë. Dha provim në histori. Mori dhjetë në histori. Ora e historisë.
4. bised. Teksti që përmban këto njohuri, libri i historisë. Historinë e ke në çantë. Ku e ke lënë historinë. Kam humbur historinë.
5. Rruga e lindjes dhe e zhvillimit të pandërprerë të një fushe të caktuar ose të një dukurie të shoqërisë, të kulturës etj.; shkenca që studion këtë rrugë zhvillimi. Historia gjeologjike e tokës. Historia e zhvillimit shoqëror. Historia e artit (e muzikës). Historia e filozofisë (e pedagogjisë). Historia e gjuhës shqipe. Historia e letërsisë shqiptare (botërore). Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare.
6. Periudhë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, që përfshin kohën që kur kjo shoqëri njihet e dëshmohet me dokumente dhe deri në ditët tona (në kundërvënie me prehistorinë). Historia dhe prehistoria e një populli.
7. Tërësia e të dhënave dhe e ngjarjeve me rëndësi, që lidhen me dikë a me diçka dhe që e karakterizojnë atë nga ana e jetës dhe e zhvillimit. Ka një histori të gjatë. Nuk e di historinë e tij.
8. bised. Diçka që ndodh a përsëritet njësoj ose afërsisht si më parë; po ajo gjë. E njëjta (po kjo, po ajo) histori. Kjo është histori e vjetër (tjetër). E kemi dëgjuar këtë histori.
9. Tregim për diçka që ka ndodhur, përshkrimi i ngjarjeve; tregim i shkurtër me ndodhi a ngjarje të vërteta ose të rreme; Histori gazmore. Histori e lashtë (e moçme). Histori e hidhur (e papëlqyeshme). Histori e ngatërruar (e koklavitur). Histori të ndryshme.
10. fig. Tregim, ndodhi e papëlqyeshme. Tregonte histori. Nisi nga historitë.
♦ U bë histori (diçka) kryes. keq. u zgjat shumë duke e marrë nëpër gojë dhe duke e marrë vesh të gjithë; u përsërit shumë herë; u bë tërkuzë (litar). Hyn në histori (dikush a diçka), edhe iron. bëhet i njohur; do të mbetet i paharruar; e merr historia (dikë a diçka). E merr historia (dikë a diçka), edhe iron. bëhet i njohur; do të mbetet i paharruar; hyn në histori (dikush a diçka). Nuk e njeh historia (diçka) iron. as është parë e as është dëgjuar, është shumë e çuditshme dhe e papritur, s’ka ndodhur ndonjëherë, është e pangjashme.
HISTORIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues në fushën e historisë dhe të historiografisë; ai që shkruan historinë e një kohe a të një fushe të caktuar, historishkrues. Historianët shqipta…
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Studiuese në fushën e historisë dhe të historiografisë; ajo që shkruan historinë e një kohe të caktuar; historishkruese. Historiane e historisë bashk…
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORICÍST,~E mb. Që mbështetet në kritere historike (për një qëndrim ose mendim). Qasje historiciste.
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORICITÉT,~I m. libr. Karakter ngushtësisht historik i një vepre.
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORICIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E vë ose e trajtoj dikë a diçka sipas kuadrit të historisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me historinë, që i përket historisë, i historisë. Zhvillimi (procesi) historik. Studime historike. Shkenca historike. Monument (dokument) historik.…
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Përshkrim i përmbledhur i vargut të ngjarjeve dhe i të dhënave që lidhen me lindjen e me zhvillimin e një veprimtarie (të dikujt a të diçkaje): të një in…
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ngjarje historike; fakt historik.
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndodhi pa rëndësi.2. Tregrim i shkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →HISTORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. vet. nj. Parim dialektik i studimit, sipas të cilit sendet, ngjarjet, dukuritë etj. vështrohen e vlerësohen në zhvillimin e tyre historik të pan…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë