Fjalori
HISTERIK

HISTERÍK,~E mb. 1. mjek. Që ka të bëjë me histerinë dhe histerizmin; që vuan nga histeria, që është i sëmurë nga histeria; që ka shfaqje të histerizmit; që është karakteristikë për histerinë ose për atë që vuan nga histeria; që shpreh histeri. Njeri (i sëmurë) histerik. Grua histerike. Gjendje histerike. Britma (ulërima, të qeshura) histerike.
2. fig., keq. I shfrenuar, i papërmbajtur, i tërbuar; që është si në gjendje histerie. Propagandë histerike. Fushata histerike.
Sin.: i tërbuar, i papërmbajtur, i shfrenuar.

HISTERIK

HISTERÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mjek. Ai që vuan nga histeria. Mjekimi i histerikëve. Britmat e histerikëve.
2. fig., keq. Ai që është i papërmbajtur, i tërbuar.
Sin.: i tërbuar, i papërmbajtur, i shfrenuar.


Rezultate të ngjashme

HISTERÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Ajo që vuan nga histeria.2. fig., keq. Grua a vajzë e tërbuara, e papërmbajtur.Sin.: e tërbuar, e papërmbajtur, e shfrenuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HISTERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Sëmundje nervore te njerëzit shumë të ndjeshëm, që shfaqet me turbullimin e herëpashershëm të gjendjes shpirtërore e mendore dhe shoqërohet me bri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HISTERÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Të qenët histerik, gjendje histerie; shfaqje histerie. Histerizmat e muzikës. Krizë histerizmi. E kapi (e zuri) histerizmi. Qeshi (thirri) me histe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HISTEROMANÍ,~A f. Prirje e tepruar, obsesive ose e pakontrolluar ndaj sjelljeve histerike; formë maniake e histerisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.