Fjalori
HIRRË

HÍRR/Ë,~A f. 1. Lëng si ujë, në ngjyrëgjelbër shumëçelur, që del kur pritet qumështi a kur kullohet djathi i njomë; lëngunxjerr kosi pasi mpikset Hirrë e zier. Hirrë qumështi. Hirra e djathit (e kosit, e gjizës). Është bërë si hirrë është holluar shumë, është bërë si ujë.
2. fig. Lëndë që i ngjet këtij lëngu. Hirrë breshke urinë breshke.
3. veter. Hirrëz, ngalosë. Hirra e bagëtive. E zuri hirra.
U hirrë (diçka) 1. U hollua shumë, u si ujë. 2. Humbi vlerat, u zhvlerësua. E bëri hirrë (diçka) e holloi shumë; nuk ka më vlera e shije. Ia bëj mendjen hirrë (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). Nuk ka as hirrë për qen (dikush) shih edhe qeros, edhe fodull (qibar). E lë djathin pa hirë (pa *shëllirë) (dikush). I lirë në *djathë e i shtrenjtëhirrë (dikush). Ta shet hirrën (shëllirën) për *qumësht (dikush).


Rezultate të ngjashme

HÍRRËT (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrën e hirrës, që ka ngjyrë gri të çelët. Sy të hirrët.2. I turbullt, jo i kulluar. Ujë i hirrët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HÍRRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT veter. Sëmundje ngjitëse që u bie bagëtive të imëta dhe ua pret qumështin si hirrë, ua zbardh sytë, i verbon dhe u mahis kyçet e këmbëve dhe thundrat; hikr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIRRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Përpeq me miell misri, vezë, djathë e hirrë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIRRÁQ,~E mb. I ngjashëm me hirrën; që është bërë si hirrë (për kosin); i ujshëm. Qumësht hirraq. Kos hirraq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIRRÍM,~I [HIRRNÍM,~I] m. Hirrëzim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►HIRR/ÓHET jovep., ~A (u), ~ÚAR 1. vetv. vet. v. III Lëshohet kosi ose djathi (kur nxjerr hirrën); i del hirra përsipër. Hirron kosi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III I del hirra përsipër (kosit, dhallit); lëshon hirrë (djathi i njomë); hirrëzon2. jokal., vet. v. III Precipiton tretësira.3. kal. Ku…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIRRÓS vep., ~A, ~UR kal. E pres, e bëj hirrë qumështin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►HIRRÓS/ET jovep., ~A (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Pritet, bëhet hirrë qumështi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIRRÚAR (i, e) mb., krahin. 1. I kulluar, që i është hequr hirra për djathin e njomë.2. I vënë në hirrë për t’u forcuar për djathin.3. I precipituar (për një lëndë).Sin.: i kullua…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.