Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIPERTERMÍ,~A f. mjek. Rritje jo normale e temperaturës së trupit për shkak të teprimit të prodhimit të nxehtësisë ose pamundësisë së trupit për ta larguar atë.
HIPERTERMÍK,~E mb., mjek. Që lidhet me hiperterminë; i hipertermisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTÉKST,~I m. sh. ~E, ~ET inf. Tekst elektronik i shfaqur në një ekran kompjuteri ose pajisje të tjera elektronike, që përmban koleksion informacionesh (kryesisht tekstuale, gra…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTENSIÓN,~I m. mjek. Gjendje mjekësore e karakterizuar nga rritja e vazhdueshme e presionit të gjakut mbi vlerat normale
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTIROIDÁL,~E mb., mjek. Që lidhet me hipertiroidizmin; i hipertiroidizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTIROIDÍZ/ËM,~MI m., mjek. Gjendje mjekësore në të cilën gjëndra tiroide prodhon tepër hormone tiroide, duke shkaktuar përshpejtim të metabolizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTONÍ,~A f., mjek. Gjendje mjekësore që bën që muskujt të jenë më të ngurtë ose më të tensionuar se zakonisht; tension muskulor.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTONÍK,~E mb., mjek. Që ka bëjë me hipertoninë; i hipertonisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTROFÍ,~A f. mjek. Zmadhim jokanceroz i një organi ose indi si pasojë e rritjes së thjeshtë e jo si pasojë e shtimit të qelizave përbërëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTROFÍK,~E mb., mjek. Që ka lidhje me hipertrofinë; i hipertrofisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë