Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIPERTÉKST,~I m. sh. ~E, ~ET inf. Tekst elektronik i shfaqur në një ekran kompjuteri ose pajisje të tjera elektronike, që përmban koleksion informacionesh (kryesisht tekstuale, grafike etj.), të lidhura njëra me tjetrën, sipas një shfaqjeje grafike, që lejon konsultim nga çdo pikë në hipertekst, pra me referenca (hiperlidhje) për tekste a informacione të tjera që lexuesi mund t’i qaset menjëherë; dokumentet e hipertekstit janë të ndërlidhura nga hiperlidhjet, që aktivizohen nga një klikim i miut, shtypja e tasteve të kompjuterit ose prekja e ekranit; faqet e internetit shkruhen në gjuhën e shënimit të hipertekstit (formatit HTML, që lejon aktivizimin e lidhjeve të tekstit a hipertekstit dhe materialit grafik për të shkuar nga faqja në faqe. Hiperteksti mundëson publikimin e lehtë të informacionit në internet. Lidhje hiperteksti. Hiperteksti i ofron përdoruesit mundësin e shtigjeve të lira, të hapura të leximit dhe konsultimit me tekste të tjera. Hiperteksti ofron strukturë tekstuale vijuese jo të ngurtësuar.
2. libr. Grup elementësh, faqesh teksti ose objektesh multimediale jo lineare, të organizuar në metoda të lidhura ose të asociuara midis tyre pa hierarki fizike, që mund të shihen sipas renditjes së zgjedhur nga lexuesi, renditja e së cilës mund të ndryshojë sa herë që lexuesi kthehet tek ai tekst.
HIPERTENSIÓN,~I m. mjek. Gjendje mjekësore e karakterizuar nga rritja e vazhdueshme e presionit të gjakut mbi vlerat normale
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTERMÍ,~A f. mjek. Rritje jo normale e temperaturës së trupit për shkak të teprimit të prodhimit të nxehtësisë ose pamundësisë së trupit për ta larguar atë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTERMÍK,~E mb., mjek. Që lidhet me hiperterminë; i hipertermisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTIROIDÁL,~E mb., mjek. Që lidhet me hipertiroidizmin; i hipertiroidizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTIROIDÍZ/ËM,~MI m., mjek. Gjendje mjekësore në të cilën gjëndra tiroide prodhon tepër hormone tiroide, duke shkaktuar përshpejtim të metabolizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTONÍ,~A f., mjek. Gjendje mjekësore që bën që muskujt të jenë më të ngurtë ose më të tensionuar se zakonisht; tension muskulor.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTONÍK,~E mb., mjek. Që ka bëjë me hipertoninë; i hipertonisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTROFÍ,~A f. mjek. Zmadhim jokanceroz i një organi ose indi si pasojë e rritjes së thjeshtë e jo si pasojë e shtimit të qelizave përbërëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERTROFÍK,~E mb., mjek. Që ka lidhje me hipertrofinë; i hipertrofisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë